LAJMI I FUNDIT:

Roma arrin marrëveshje me Gladbachun për Denis Zakarian

Roma arrin marrëveshje me Gladbachun për Denis Zakarian

Nuk e arritën Granit Xhakën, por Roma do ta marrë një tjetër lojtar të Përfaqësueses së Zvicrës.

Denis Zakaria pritet ta përforcojë repartin e mesfushës së Giallorosëve për edicionin e ri.


Skuadra nga kryeqyteti italian ka fituar garën me Atalantën, Tottenhamin, Napolin dhe Arsenalin për reprezentuesin zviceran.

Mediat italiane dhe ato gjermane kanë raportuar se marrëveshje mes dy klubeve tanimë është arritur.

Roma është pajtuar të paguaj 20 milionë euro te Borussia Moenchegladbach për t’i marrë shërbimet e Zakarias.

24-vjeçari pritet të nënshkruajë një kontratë afatgjate prej pesë viteve me Romën, derisa zyrtarizimi i tij pritet të bëhet brenda kësaj jave.

Zakaria është pjesë e klubit gjerman Borussia Moenchegladbach që nga viti 2017, derisa ka zhvilluar 128 ndeshje ku ka shënuar nëntë gola e ka asistuar në shtatë të tjerë. /Telegrafi/