LAJMI I FUNDIT:

Rodri tha publikisht se ka nevojë për pushim, Guardiola merr vendimin për mesfushorin spanjoll

Rodri tha publikisht se ka nevojë për pushim, Guardiola merr vendimin për mesfushorin spanjoll

Rodri është një nga pikat referuese të Manchester Cityt edhe këtë edicion, duke qenë një lider në mesfushë.

Mesfushori spanjoll ka humbur vetëm tre ndeshje këtë edicion në Ligën Premier, ndaj Wolves, Arsenal dhe Aston Villas shkaku i kartonëve, ndërsa dy të tjera në Ligën e Kampionëve ku është lënë në pushim ndaj Young Boys dhe Crvena Zvezdës.


Megjithatë pas ndeshjes me Real Madridin, spanjolli tha se ndihet i lodhur dhe se kërkon pushim.

Pep Guardiola është pyetur për situatën e Rodrit, derisa ka thënë se mund ta lë atë në pushim për ndeshjen ndaj Lutonit.

“Perez ka bërë një super stadium, por tani duhet ta rregullojë edhe barin” – Guardiola dhe Rodri me kritika për fushën
Lexo po ashtu “Perez ka bërë një super stadium, por tani duhet ta rregullojë edhe barin” – Guardiola dhe Rodri me kritika për fushën

“Nëse një lojtar nuk dëshiron të luajë, atëherë ai nuk do të luajë. Është e thjeshtë”.

“Do të luajë një tjetër. Nëse Rodri është i rraskapitur, mund të ndodhë dhe një lojtar tjetër do të luajë. Unë nuk kam folur me të, por nëse ai ka nevojë për pushim, ai do të pushojë”.

Guardiola është shumë i sigurt se problemi i Rodrit nuk është vetëm fizik. Ai mendon se ka më shumë për të: “Kam ndjenjën se ndeshjet kur ai ishte i lodhur si kundër Crystal Palace dhe Real Madridit ai ishte më i mirë në pjesën e dytë. Ai vrapoi më shumë dhe ishte më i saktë në pjesën e dytë se në të parën”.

Rodri vendos rekord mbresëlënës për Ligën Premier para udhëtimit në Anfield
Lexo po ashtu Rodri vendos rekord mbresëlënës për Ligën Premier para udhëtimit në Anfield

“Më shumë se sa fizika, është një rast i shpenzimit të energjisë mendore. Të luash çdo tre ditë, tre ditë.”

“Unë do të flas me të dhe jam i sigurt që Rodri do të jetë gati për ndeshjen me Lutonin. Ai do të arrijë dhe do të thotë ‘Jam mirë’. Une e njoh atë”, tha Pep Guardiola. /Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

'Selfie' me Xhakën i kushtoi shtrenjtë tifozit të vogël kosovar, babai i tij i tronditur: Një djalë 10-vjeçar nuk përbën rrezik për askënd

Ndërkombëtare
Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Eksperti i leximit të buzëve zbulon fjalët që Salah ia tha Kloppit gjatë përplasjes së ashpër

Premier League
De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

De Bruyne e lë të hapur derën e largimit, befason me destinacionin e ri

Premier League
U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

U konfirmua largimi i tij nga Mechelen, Besnik Hasi do ta marrë drejtimin e skuadrës së madhe

Ndërkombëtare
Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Milani heq dorë nga Lopetegui, shqyrton pesë trajnerë tjerë

Serie A
PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

PSG po merr një vendim befasues për të ardhmen e Xavi Simons

Bundesliga
Kalo në kategori