Shkencëtarët e kanë krijuar një robot-amebë, me 32 këmbë që veprojnë në mënyrë individuale, në përpjekje të gjejnë kombinimin e përkryer në mes të stabilitetit dhe kontrollit.

Teoritë e shumta dhe eksperienca më e zgjeruar në botën e robotëve, ka treguar se sa më shumë këmbë që kanë, është shumë më e lehtë të kontrollohen, transmeton Telegrafi.

Ky robot quhet Mochibot dhe ka formë shumëfaqëshe, me 32 vertikale që kanë në fund nga një romb.

Megjithëse sfera është forma më e mirë, e bën të pakontrollueshme dhe të lëvizshme vetëm në pozitat më të favorshme në teren.

Kjo formë, është ruajtur forma sferike por e adoptuar me zgjatimet, tri prej të cilave gjithnjë mund të jenë duke e prekur tokën.

Mochibot që është ende në fazat fillestare të testimit, mund të kontrollohet me lehtësi, ndërsa lëvizë dhe ndalon me saktësi ashtu si urdhërohet.

Me avancim të mëtutjeshëm, mund të shfrytëzohen për të eksploruar planetët tjerë, apo të bëjë kërkime të ndryshme pasi të ketë ndodhur ndonjë tragjedi, për të shmangur përfshirjen e njerëzve. /Telegrafi/