LAJMI I FUNDIT:

Robertson tregon se Mane gjobitej rregullisht te Liverpooli pas thyerjes së rregullave të klubit

Robertson tregon se Mane gjobitej rregullisht te Liverpooli pas thyerjes së rregullave të klubit

Ylli i Senegalit, Sadio Mane ishte lojtar që shpesh pranonte gjoba të mëdha gjatë kohës që luante për Liverpoolin.

Mane i dha fund në verë periudhës së tij gjashtëvjeçare të mbushur me trofe në Anfield, pasi përfundoi një transferim te skuadra gjermane, Bayern Munich.


Gjatë kohës së tij në Merseyside, Mane bëri 269 paraqitje për Liverpool, duke shënuar 120 gola. Sulmuesi u zhvillua në një nga lojtarët më të mirë në botë dhe fitoi trofe si Liga Premier, Liga e Kampionëve, Kupa FA dhe Carabao Cup.

Megjithatë, tani është zbuluar nga ish-shoku i tij i skuadrës, Andy Robertson, se Mane është gjobitur disa herë për harrimin e pasaportës së tij për udhëtime jashtë qytetit të Liverpoolit.

“Disa nga gjobat janë të shtrenjta. Nëse harroni pasaportën tuaj për një udhëtim jashtë qytetit, do t’ju hiqet një pjesë e madhe e pagës”.

“Ka ndodhur disa herë, Sadio Mane ishte një fajtor i madh për këtë dhe padyshim që vononte aeroplanin dhe vononte arritjen tonë. Na u desh të vendosnim një gjobë të madhe”, ka thënë mbrojtësi skocez për podkastin We Are Liverpool.

Robertson zbuloi gjithashtu se kapiteni i klubit, Jordan Henderson dhe zëvendës-kapiteni James Milner janë ata që janë përgjegjës për sistemin e gjobës.

Që kur Mane u largua nga Liverpool, djelmoshat e Jurgen Klopp kanë luftuar për të zëvendësuar jo vetëm golat e tij, por ndikimin e tij në ekip.

Liverpooli aktualisht është në vendin e nëntë në tabelën e Ligës Premier me 29 pikë, 10 pikë prapa Manchester Unitedit të vendit të katërt dhe 21 pikë pas liderit të ligës, Arsenalit.

Ekipi i Kloppit do të përballen me Brighton këtë fundjavë, ndërsa kërkojnë të vazhdojnë mbrojtjen e tyre të trofeut të FA Cup. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori