Dardan Sejdiu ashtu si shumë zyrtarë të tjerë të lartë të klubit dhe të komunës, u takua me Roberto Carlos, trajnerin e Sivasporit, e legjendën e futbollit brazilian.

Se kjo do të jetë ndeshje më shumë se miqësore, e tregoi Dardani që në foto me “idhullin” e tij nga rinia buzëqeshi, për një moment historik i cili pritet të jetë nesër.


Legjendari Carlos zbarkon të shtunën në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës për miqsoren ndaj FC Prishtinës, klubit më të trofeshëm të Kosovës.

Roberto Carlos është legjendë braziliane e futbollit. Ai njihet për Kupën e Botës të fituar në vitin 2002, dhe si futbollist i Real Madridit. Konsiderohet mbrojtësi më i mirë i djathtë krahut të majtë i të gjitha kohërave. /Telegrafi/

telegrafi sport app