LAJMI I FUNDIT:

Robbie Williams thyen rekordin e Elvis Presleyt, arrin në pozitën e parë në toplistat britanike me albumin e 14-të me radhë

Robbie Williams thyen rekordin e Elvis Presleyt, arrin në pozitën e parë në toplistat britanike me albumin e 14-të me radhë

Robbie Williams ka thyer rekorde duke arritur në pozitën e parë në toplistën britanike me albumin e tij të 14-të solo “XXV”.

Këngëtari, 48 vjeç, arriti në krye të tabelës zyrtare të albumeve në Mbretërinë e Bashkuar të premten (15 shtator),duke mposhtur rekordin e mëparshëm të Elvis Presley si artisti solo me më shumë albume numër një në Mbretërinë e Bashkuar.


Vetëm “The Beatles” kanë arritur me më shumë albume në pozitë e parë me 15-të të tillë gjatë karrierës së tyre.

Përfshirë punën e tij me “Take That”, Robbie tani ka gjithsej 19 albume në krye të listës. Vetëm Sir Paul McCartney i “The Beatles” ka më shumë – gjithsej 23 albume me “The Beatles”, “Wings” dhe si artist solo.

“Faleminderit për të gjithë ata që e kanë mbështetur albumin, të gjithë ata që e kanë blerë, transmetuar, shkarkuar dhe rishikuar”, tha artisti pas lajmit.

“Jam shumë i kënaqur që ka shkuar në vendin e parë, dhe ndonëse është e çuditshme të marr një çmim gjatë këtyre kohërave të zymta, dua t’ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe t’ia kushtoj këtë fansave, të cilët nuk i marr kurrë si të mirëqenë”, tha tutje ai.

Robbie publikoi “XXV” në Mbretërinë e Bashkuar më 9 shtator dhe albumi feston 25 vjetorin e yllit të popit si një artist solo.

Në të përfshihen këngët: Let Me Entertain You, Millennium, Bodies, Rock DJ, Angels dhe Kids të publikuara më parë me Kylie Minogue.

Kjo vjen pasi Robbie ftoi publikisht Kylie Minogue të performonte duetin e tyre “Kids” të vitit 2000 me të në finalen e madhe të AFL.

Krijuesi i hiteve do të luajë shfaqjen e pjesës së parë të finales së madhe të ‘Toyota AFL 2022” të shtunën më 24 shtator në Melbourne Cricket Ground në vendlindjen e Kyliet në Australi.

Dhe ai la të kuptohej se ai dhe princesha 54-vjeçare e popit mund të ribashkohen për të performuar në ngjarjen sportive.

Vitin e kaluar, Robbie ngacmoi një bashkëpunim të ri me krijuesin e hitit “I Should Be So Lucky”.

Ish-ylli i “Take That” zbuloi se ai dhe Kylie kanë ‘plane të mëdha’ për një vazhdimësi.

“Unë kam një këngë me Kylie Minogue, kam plane të mëdha për të nëse ajo është e gatshme për këtë”, ka deklaruar Williams. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri

Dhurata Dora 'zjarr' në klipin e ri "Sheqer"

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Kalo në kategori