Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë vizitës që ka zhvilluar në Francë dhe Gjermani, ka takuar përfaqësuesit e kompanive nga fusha e energjisë, ku ua ka prezantuar “Pakon Investive e Energjisë në Kosovë 2023-2025”.
Ministrja Rizvanolli gjatë vizitës zyrtare në Berlin ka zhvilluar takime me përfaqësuesit e Siemens Energy, SENS LSG GmbH, Gutami Solar Development International BV, JM ProjektInvest GmbH & Co. KG dhe GE, kurse në Paris ka takuar përfaqësuesit e Voltalia dhe Akuo Energy, ku ka vlerësuar se me 950 megavatë në vlerë prej përafërsisht 1.2 miliardë euro, “Pako Investive e Energjisë në Kosovë 2023-2025” ofron mundësi tërheqëse investimi për kompanitë e energjisë.
Ajo ka pohuar se si Qeveri po sigurohen që këto projekte, të cilat do të zhvillohen përmes proceseve konkurruese të jenë transparente e të drejta.
“Në Francë e në Gjermani, jemi takuar me përfaqësues të kompanive të mëdha të sektorit të energjisë, të interesuara të investojnë në Kosovë për t’u prezantuar këto mundësi, si dhe përfaqësues të të DEG KfW të cilët kanë përvojë për zhvillimin e suksesshëm të këtyre projekteve”, ka theksuar Rizvanolli.
Gjatë takimeve me kompanitë janë diskutuar mundësitë që pako investive ofron, si dhe gjithë të arriturat e Republikës së Kosovës drejt inkurajimit të investimeve private dhe krijimit të një klime të favorshme të të bërit biznes, të cilat edhe janë shtytës kyçë për rritjen ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPolicia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe