Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e dytë për këngën e saj më të fundit “Praising You”, që është pjesë e albumit të saj të ri “You & I”.
Klipi i titulluar “Praising You Pt. II” u drejtua nga Joseph Kahn, dhe pason videon e parë të drejtuar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi.
Krijuesja e hiteve, 32 vjeçe, shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në disa pamje magjepsëse për klip – ndërsa performoi përsëri një përditësim modern të klasikut të Fatboy Slim të vitit 1999.
Si kurrë më parë, Rita gjithashtu u shfaq e jashtëzakonshme, duke u shndërruar në një divë magjepsëse vintage me një mori veshjes të ndryshme.
Ylli i popit është rikthyer në aksion me projektin e saj më të fundit – i cili vjen pesë vjet pas albumit të saj më të fundit “Phoenix”.
Pjesa e dytë e videoklipit ishte rezultat i një dëshire të gjatë për një bashkëpunim mes Ritës dhe fituesit të “Grammy”-t, Joseph.
Dyshja kanë dashur të punojnë së bashku për shumë vite dhe një video e dytë shoqëruese e “Praising You”, u dha atyre mundësinë e përsosur për ta bërë këtë.
Regjisori i njohur botërisht – i cili ka punuar me artistin si Taylor Swift, Eminem, U2, Katy Perry, Lady Gaga, Black Eyed Peas dhe më shumë – pranoi se ai është një fans i madh i videoklipit të Spike Jones për këngën origjinale të Fatboy Slim, “Praise You”.
“Gjithmonë më ka pëlqyer videoja e Spike Jones për Fatboy Slims, ‘Praise You’, kështu që isha i emocionuar që mund të punoja me një talent kaq fantastik si Rita në versionin e saj të këngës”, tha Joseph.
Pas publikimit të videos së parë muzikore për “Praising You” drejtuar nga bashkëshorti i Ritës dhe fituesi i “Oscars”, Taika Waititi – Joseph ishte shumë i prirur t’i jepte asaj mendimin e tij për projektin.
Videoja hapet me Ritën në skenën e një kishe amerikane teksa mban mikrofonin në dorë dhe është kapur nga pas e veshur me një pallto të gjatë.
Turma e rreme që ajo këndon para është manekine, të veshur mirë sikur të ishin njerëz të vërtetë – teksa ylli dhuron një performancë mahnitëse.
Rita ngriti temperaturat me një mini-fund të ndezur me thekë për veshjen e parë, duke treguar këmbët e saj të tonifikuara.
Këngëtarja e bashkoi dukjen e saj me një bluzë të kaltër të prerë me lidhëse dhe e mbuloi dekoltenë me një gjerdan zinxhir argjendi shumë tërheqës që përmbante dy varëse të mëdha.
Ajo veshi një palë çizme me takë të trashë argjendi deri tek gjuri me lidhëse të mprehta lart, duke shfaqur figurën e saj mahnitëse.
Krijuesja e hitit “Black Widow” la flokët në një model unik, duke ngjallur një stil të vjetër Hollywoodian.
Ylli dukej një divë magjepsëse në secilën prej pjesëve të videoklipit më të ri.
Videoja përfundon me Ritën duke performuar një kërcim në mes të një rruge në shkretëtirë – ndërsa të gjitha manekinet gra e rrethuan me krahët lart.
Ndryshe, Rita performoi për herë të parë “Praising You” në gjysmëfinalen e parë të Eurovision Song Contest në fillim të javës së kaluar.
Albumi i ri i Ritës “You & I” do të publikohet më 14 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Victoria Beckham thyen heshtjen pas 20 vitesh për lidhjen e pretenduar të David me Rebecca Loos: Ishte periudha më e vështirë e jetës time

“Rri ekstrem zhveshur, çfarë shembulli je për vajzën” - Sara Hoxha me përgjigje epike për ndjekësen

David Beckham rrëfen për herë të parë betejën e tij me shëndetin mendor

Albano Bogdo reagon pas fyerjeve që ia bëri Beatrix Ramosajt në emision

Amber Heard fotografohet duke ecur me paterica teksa shoqërohet nga e bija dhe motra e saj në Madrid

Monika Salihu, Gani Gërmia e Linda Halimi - banorë të edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova?

ZBRITJE – Shitet shtëpia e banimit dhe kopshti i fëmijëve ID-215

Mundësi e shkëlqyer për investim – parcelë toke në shitje me potencial të madh ID-141

Këto dy lokale në Prizren janë vënë me qera – çmim të arsyeshëm dhe me mundësi bashkimi ID-236

Çmimi i banesës në lagjen Aktash me zbritje – shfrytëzojeni këtë mundësi ID-226

OFROHET ME ZBRITJE – objekti afarist me 600m² po lëshohet me qera ID-124

Bëhu pjesë e konferencës AllWeb 2023 – shfrytëzoje zbritjen në Telegrafi Deals!

Fotot e rreme të vajzave të reja të zhveshura – të krijuara me Inteligjencën Artificiale – tronditin një qytet të vogël spanjoll

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals
Më të lexuarat

Dy fytyrat e Vuçiqit brenda 24 orëve për sulmin terrorist në veri, mediat serbe krahasojnë dy intervistat e presidentit serb

Aljazeera: A ndodhen Kosova dhe Serbia në prag të luftës?

Eurodeputeti bullgar presidentit serb i referohet si Vladimir Vuçiq

Mikrofonat zbulojnë fjalët që Gavi ia tha Lewandowskit gjatë ndeshjes: Edhe pse 16 vite më i ri, spanjolli e ofendon polakun

Lëvizja pa viza nga 1 janari - Ambasada Gjermane del me njoftim, tregon se në cilat raste mund t'ju refuzohet hyrja

Arifi i dërgon letër Kurtit: Nëse dialogu ndërpritet, shqiptarët në Luginë janë në shenjëstër të një grupi terrorist