LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj të re, ndërsa ekspozon linjat trupore përpara pasqyrës në imazhet e fundit

Rita Ora shkëlqen me dukjen e saj të re, ndërsa ekspozon linjat trupore përpara pasqyrës në imazhet e fundit

Rita Ora, 33 vjeçare, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një album me fotografi të mahnitshme nga udhëtimi i saj i shkëlqyeshëm në New York, i cili ishte i mbushur me emisione bisedash dhe darka luksoze.

Ndërsa bukuroshja me flokët ngjyrë kafe ka mbajtur ritmin e zemrës së lartë gjatë javës së kaluar, ajo u dha ndjekësve të saj një pamje të asaj duke marrë pak kohë larg nga ngjarjet e mbushura me yje.


Ajo shfaqi flokët e saj të mrekullueshme të prera në stilin bob, duke mbajtur pamjen e saj të thjeshtë me një bluzë të zezë të prerë nga sateni dhe një zinxhir rreth belit, shkruan DailyMail.

Këngëtarja gjithashtu publikoi një ‘selfie’ të realizuar përpara pasqyrës ku shihet e veshur me rroba sportive të rehatshme.

E veshur kuq e zi, Rita Ora uron në shqip Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 17 shkurti
Lexo po ashtu E veshur kuq e zi, Rita Ora uron në shqip Ditën e Pavarësisë: Gëzuar 17 shkurti

Ajo bëri një ekspozim të gjoksit e veshur me një palë të brendshme sportive të zeza, të cilat i kombinoi me një palë çorape gri dhe një xhaketë palestre ngjyrë gri të përputhshme.

Duke shfaqur muskujt e saj të barkut, ylli i lindur në Prishtinë vendosi gjithashtu të tregonte tatuazhet e shumta që ka në trup.

Javën e kaluar, ylli i muzikës pop i falënderoi 16 milionë ndjekësit e saj në Instagram për mbështetjen e këngës së saj më të re, “Shape Of Me”.

Është një bashkëpunim me artistin australiano-amerikan Keith Urban, me të cilin Rita ka qenë kolege gjatë kohës që ishte pjesë e jurisë së “The Voice Australia”.

Ajo shkroi: “Faleminderit për të gjithë dashurinë në versionin e ri të Shape Of Me me Keith Urban!! Ju keni bërë këtë këngë edhe më të veçantë dhe nuk mendova se ishte e mundur”.

“Shpe Of Me” përndryshe është kënduar më parë edhe nga vet Rita në versionin solo – në albumin e saj të tretë “You & I”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Një banor i ri i bashkohet shtëpisë së Big Brother VIP Albania

Magazina
E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

E mori në shtëpi dhe e mbajti disa ditë, vajza që u përdhunua nga tre djem përlot Ledjonën, e surprizon në emision

Magazina

"Nëse dikë e kam dashur dhe e kam respektuar në këtë shtëpi, je ti" - Meritoni befason me deklaratën ndaj Eglës

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Përplasen opinionistët, Ori Arbrit: Je si plakat e këqija, Ledioni: Mos vallë doni të futeni dhe ju brenda shtëpisë

Magazina
Kalo në kategori