LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora realizon provat e fundit para performancës në Eurovision 2023

Rita Ora realizon provat e fundit para performancës në Eurovision 2023

Rita Ora shkëlqeu teksa doli në skenë për provat e fundit të Eurovision 2023 në M&S Bank Arena në Liverpool të hënën.

Këngëtarja, 32 vjeçe, e cila po performon gjatë gjysmëfinales të së martës, dukej e mahnitshme e veshur e tëra në të zeza.


Ajo veshi një kostum që përfshinte një model nga lëkura të shkurtër me dekolte të hapur dhe doreza bashkë me një pjesë të tejdukshme që i rrinte e fryrë sipër belit dhe përfundoi pamjen me gete dhe çizme të gjata.

Asaj iu bashkua prezantuesja Alesha Dixon, 44 vjeçe, teksa performancat u provuan përpara shfaqjes live të së martës, e cila do të pasohet nga një gjysmëfinale e dytë të enjten përpara finales së madhe të shtunën më 13 maj.

Aleshas, iu bashkua bashkë-prezantueset Julia Sanina dhe Hannah ëaddingham, dhe dukeshin mjaft elegant.

Për herë të parë në historinë e Eurovisionit të Mbretërisë së Bashkuar, të dyja gjysmëfinalet do të jenë drejtpërdrejt në BBC One dhe BBC iPlayer.

Eurovision 2023: Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë
Lexo po ashtu Eurovision 2023: Sonte zhvillohet gjysmëfinalja e parë

Do të ketë një ekip të posaçëm komentues në BBC Radio Merseyside, i cili do të përfshijë Claire Swseeney dhe fituesen e kërkimit të talenteve të The Voice of Eurovision, i cili aktualisht është duke u zhvilluar për të zbuluar talentin e ri në Liverpool.

Finalja e Eurovisionit të këtij viti ka vulën mbretërore të miratimit. Gjatë një vizite në vendin e ngjarjes, Liverpool Arena, Mbreti i tha pjesëmarrëses në Mbretërinë e Bashkuar, Mae Muller se ai do ta shikonte me interes të madh dhe do të bënte tifo për të.

Në kohë më të lumtura, ngjarja e këtij viti do të ishte mbajtur në Ukrainë, por, për shkak të pushtimit rus, Britania e Madhe ofroi të mbante festivalin dhe Liverpool fitoi konkursin për ta organizuar atë.

Ndërkohë, një performancë nga Kalush Orchestra do të fillojë zyrtarisht nisjen e Festivalit Eurovision. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori