Ndarja nga jeta e ikonës së muzikës country, Dolly Parton, ka prekur fansat dhe artistët në mbarë botën, mes tyre edhe këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.

Parton, e cila u bë një prej figurave më të dashura dhe më me ndikim të muzikës country, ishte një inspirim për gjenerata të tëra artistësh. Ndikimi i saj kishte prekur edhe Rita Orën, e cila pas lajmit për vdekjen e saj ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë të kaluar pranë legjendës së muzikës.


Rita ka publikuar një fragment nga një intervistë që kishte realizuar së bashku me Dolly Parton disa vite më parë, duke rikthyer në kujtesë admirimin e madh që kishte për të.

Në videon e publikuar, Rita dëgjohet duke thënë: “Dolly është arsyeja e vetme pse jam në këtë intervistë. Jam këtu vetëm për t’u ulur pranë saj.”

Deklarata e Ritës ishte shoqëruar me të qeshurat e Dolly Parton, duke e bërë momentin edhe më të veçantë dhe duke treguar admirimin e madh që këngëtarja shqiptare kishte për ikonën amerikane.

Vdekja e Parton shënon humbjen e një prej figurave më të rëndësishme të muzikës country, ndërsa trashëgimia e saj artistike dhe ndikimi te breza të tërë këngëtarësh pritet të vazhdojë të jetojë për shumë vite. /Telegrafi/