Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Rita Ora, pas një turi të suksesshëm koncertesh, është rikthyer në shtëpinë e saj në Londër.

Ajo tregoi pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale se është kthyer në studio, dhe ka nisur punën për këngën e saj të re.


Rita është shumë aktive dhe e ndjekur nga fansat në rrjetin social Instagram, përmes së cilit shpesh ndan me ta fotografi të ndryshme nga jeta e përditshme.

icannotknow 17 8 2018 20 30 30 165

Së fundmi, Ora ka publikuar disa imazhe mjaft ‘të nxehta’ për ndjekësit e saj.

Ajo ka pozuar ‘topless’ duke vënë në pah tatuazhet e shumta që ka në trup.

icannotknow 17 8 2018 20 30 10 829

“Do të kem një supë miso”, ka shkruar këngëtarja, e cila më shumë se me mbishkrimin, ka rrëmbyer vëmendjen me paraqitjen e saj provokuese.

Rita është shumë e pëlqyer për trupin e saj, të cilin nuk heziton që ta ekspozojë asnjëherë në klipe, fotografi e koncerte. /Telegrafi/

going