LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora po vjen në Tiranë – më 6 shtator koncert i madh në sheshin “Skënderbej”

Rita Ora po vjen në Tiranë – më 6 shtator koncert i madh në sheshin “Skënderbej”
Rita Ora gjatë koncertit të fundit në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Rita Ora/Twitter)

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, do të vijë sivjet në Tiranë për koncert.

Artistja e hiteve “Let You Love Me” dhe “Anywhere” do të zbarkojë në kryeqytetin shqiptar për një mega koncert, në datën 6 shtator në sheshin “Skënderbej”.


Lajmi është konfirmuar nga Mirela Koçollari, drejtoresha gjeneralë e promovimit të qytetit, përmes një postimi në InstaStory.

Foto: Mirela Koçollari/InstaStory

Koncerti do të organizohet në kuadër të Tirana European Youth Capital – i cili është një projekt promovues i qytetit të Tiranës, si kryeqytet evropian i të rinjve me organizime e koncerte të shumta me pjesëmarrjen e yjeve botërorë.

Rita Ora është dëgjuar mbi 10 miliardë herë në mbarë planetin, në platformat YouTube dhe Spotify
Lexo po ashtu Rita Ora është dëgjuar mbi 10 miliardë herë në mbarë planetin, në platformat YouTube dhe Spotify

Kujtojmë që në Tiranë sivjet do të performojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare e njohur ndërkombëtarisht, në kuadër të festivalit “Sunny Hill”, i cili sivjet organizohet edhe atje.

Foto: Dua Lipa/Instagram

Rita Ora përndryshe e vizitoi Shqipërinë për herë të fundit në vitin 2018, ku në qershor të atij viti mbajti një koncert në Sheshin “Nënë Tere4za”.

Ajo do të rikthehet pas katër vitesh edhe më e fuqishme se sa ishte katër vjet më parë, me një karrierë më të bujshme dhe me shumë hite të shtuara. /Telegrafi/

Rita Ora gjatë koncertit të fundit në Tiranë, qershor 2018 (Foto: Rita Ora/Twitter)

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina

"Më kujtohet sa me fat jam që ishe nëna ime", Adelina dhe Zanfina kujtojnë Monën në tetë vjetorin e vdekjes së saj

Magazina
Kalo në kategori