LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora ‘grushton’ veten në videon sensibilizuese për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli

Rita Ora ‘grushton’ veten në videon sensibilizuese për Shërbimin e Shëndetit Kombëtar në Angli

Rita Ora u ‘grushtua’ në një video të re bamirësie për mbledhjen e fondeve për NHS (Shërbimi i Shëndetit Kombëtar në Angli).

Klipi i fundit vjen vetëm disa ditë pasi ajo u gjobit me 10 mijë funte për shkeljen e rregullave të izolimit duke organizuar një festë të 30-vjetorit të lindjes në një restorant në Londër, shkruan DailyMail.


Në video, Rita bashkohet me një mori të famshëm të tjerë ndërsa ‘grushtohet’ nga aktorja Ruth Madeley mbi një shtrat, për fushatën e quajtur “Keep Fighting”.

Këngëtarja thotë përgjatë videos: “Ouch bejb, a nuk e di që jam kaq e nxehtë tani”, ndërsa shikon te kamera dhe godet lentet.

Videoja sensibilizuese mbështet njësitë e kujdesit intensiv të NHS-së në të gjithë vendin për të mbledhur një milionë funte për Shoqërinë e Kujdesit Intensiv.

Rita, nëna e së cilës është punëtore në NHS, Vera, u kthye në vijën e parë të frontit në mes të pandemisë së coronavirusit, kishte veshur një triko ngjyrë krem ​​dhe pantallona portokalli në videon sensibilizuese.

Klipi imiton videon amerikane ‘Boss B ** ch Fight’, e cila u bë virale në fillim të këtij viti dhe në të merrnin pjesë Sienna Miller dhe Olivia Colman.

Videoja është xhiruar në ‘smartphone’ dhe do të dalë në treg të mërkurën në iPlayer me shikuesit që do të paguajnë nga 5 funte për të fituar akses.

Në fillim të kësaj jave, moderatori i famshëm britanik Piers Morgan kritikoi Ritën pasi ajo kërkoi falje për shkeljen e rregullave të izolimit dhe për faktin se kishte organizuar një ditëlindje në një restorant në lagjen Notting Hill me miqtë.

Ai këmbënguli që këngëtarja thjesht ishte penduar që u kap pasi ajo pagoi vullnetarisht një gjobë prej 10,000 funtesh për policinë.

Piers, 55 vjeçar, tha: “Çfarë mendon mamaja e saj për këtë?”, ndërsa ai u kujtoi shikuesve se nëna e saj Vera u kthye në vijën e parë të frontit për të punuar për NHS-në në mes të pandemisë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje

Magazina
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'

Magazina
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Menaxheri i Xhensilës reagon pas deklaratave të Robert Berishës, publikon mesazhet

Magazina
Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Krijoi fustan për Jennifer Lopezin, flet Diana Qerimi: Sot ka qenë një prej emocioneve më të mëdha, e kam admiruar që kur isha e vogël

Egzona Shigjeqi
Kalo në kategori