LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora flet në intervistën e fundit për kulturën e marrë nga dy prindër shqiptarë dhe vështirësitë gjatë karrierës

Rita Ora flet në intervistën e fundit për kulturën e marrë nga dy prindër shqiptarë dhe vështirësitë gjatë karrierës
Foto: Dave Meyers/Instagram

Kjo është Rita Ora, natyrisht. Një varg hitesh, filmash artistikë të çuditshëm, një anëtare jurie në “The Masked Singer”, një modele në pasarelën e “Miu Miu”, dhe tani, një bashkëpunëtore e Kombeve të Bashkuara për një kauzë rreth coronavirsuin, mbi të gjitha këto ajo na solli edhe një këngë të re pop këto ditë. A nuk ka asgjë që ajo nuk mund të bëjë?

Në intervistën e saj më të fundit për tabloidin e famshëm ndërkombëtar, The Face, këngëtarja me origjinë shqiptare ka folur rreth këngës së saj më të re “How to be lonely”, rreth historisë së jetës së saj dhe filmit “Twist”, i cili është ende në fazën e post-produksionit dhe do të publikohet së shpejti – aty ajo do të luajë një nga rolet kryesore.


“How to be lonely” është publikuar të premten e kaluar, është tingulli brohoritës i një pop ylli të shkëlqyeshëm por edhe të relativueshëm që na këshillon se si të izolohemi më mirë përmes domethënies së një kënge pop-tempo.

E kur pyetet nëse marketingu i saj e kishte planifikuar diçka të tilla, Rita shprehet: “Ha ha!. Shumë miq dhe fansa të mi më kanë dërguar mesazhe, duke pyetur nëse e kisha planifikuar këtë”.

Pra, të jemi të qartë dhe të shmangim dyshimin: përkundër të gjitha talteneve që ka, ajo nuk mund të parashikojë të ardhmen, “How to be lonely” ishte një rastësi.

“Pikërisht! Sikurse ta dija, kjo pandemi globale do të ndodhte! ” thotë ajo me të qeshur në intervistën e saj më të fundit për The Face.

E lindur nga prindërit shqiptarë në Kosovë, pjesë e Ish-Jugosllavisë së atëhershme që po shpërbëhej, ajo me familjen e saj u zhvendosën në Notting Hill, në perëndim të Londrës në vitin 1991 kur Rita ishte një vjeçe. Që në moshë të re, ajo ishte pjesë e një kori. Pastaj u regjistrua në “Sylvya Young Theatre School”, institucioni i famshëm i arteve interpretuese, studentët e të cilit përfshijnë emra të njohur si: Amy Winehouse, Dua Lipa, e të tjerë. Ajo e përshkruan edukimin e saj si shumë pranues, duke theksuar se prindërit e saj krenarë e inkurajuan atë në të gjitha sipërmarrjet dhe ambiciet e saj.

Në vitin 2008, në moshën 17 vjeçe, Rita dëgjoi audicionin për të përfaqësuar Britaninë në “Eurovision”. Por pasi u kualifikua ajo u tërhoq para se të zhvillohej konkursi, duke u ndier sikur nuk ishte rruga e duhur për të. Ishte një veprim i guximshëm – përparimi i saj erdhi katër vjet më vonë, kur ajo solli këngën “Hot Right Now” me DJ Fresh, që e ngjiti atë në majat e top listave britanike.

“Unë u inkurajova të krenohem me vendimet e mia, pavarësisht nëse ato ishin të gabuara ose të këqija”, thotë ajo gjatë intervistës. “Unë mendoj se kjo vjen nga kultura në të cilën jam rritur, prindërit e mi [emigruan] nga Kosova dhe erdhën këtu. Ishte një ardhje për mbijetesë, e dini?”, thotë tutje 29-vjeçarja.

Rita Ora (Foto: Rdivan Slivova/Telegrafi)

Biseda me Ritën është si të bisedosh me një shok të vjetër. Ajo ka një sens humori kaq të zgjuar sa që kurrë nuk e dini nëse ajo po bën shaka, pëshpëritet apo kapet diku në mes të fjalëve. Kur është fjala për coronavirusin vdekjeprurës, ajo bëhet serioze dhe nuk heziton ta diskutojë atë para se të flasë për projektet e saj të fundit.

“Kam ndjenjur netë pa gjumë duke u përpjekur të kuptoj pse njerëzimi është aq në panik kur bëhet fjalë për përpjekjen për të bërë diçka së bashku”, pranon ajo. “Zakonisht është e vështirë të mobilizosh shoqërinë në një drejtim”, shton Rita.

E vendosur për të bërë diçka për të ndihmuar, Rita telefonoi bamirësin Sir Bob Geldof.

“Ai është udhëheqësi i fundit për të bërë ndryshime nga gjërat që ka bërë në të kaluarën. Por ai ishte shumë i kujdesshëm për të siguruar që kjo ishte lëvizja ime – ai thjesht bëri një telefonatë me mua dhe më dha disa fjalë frymëzuese dhe njëide për ta bërë këtë realitet”, ka thënë Rita Ora.

Kështu, këngëtarja u lidh me Fondacionin e Kombeve të Bashkuara dhe Fondacionin Global të Shëndetit për të hartuar një emblemë për të përhapur mesazhin ndërgjegjësuess për të qëndruar në shtëpi. Kështu, ata së bashku nxorën në shitje bluzat me mesazh ndërgjegjësues për qëndrimin të sigurt në këtë kohë pandemie.

“Është e vështirë për të rinjtë të dëgjojnë këshillat kur vijnë direkt nga qeveria”, arsyeton ajo. “Doja të bëja diçka që ndjehej sikur kishte unitet jashtë parlamentit dhe qeverisë, për të cilën njerëzit zakonisht kanë mendime”, ka thënë Ora për The Face.

Megjithatë, ajo e kupton plotësisht se kjo është një kohë e çuditshme për të hedhur një udhë të re. Në fund të fundit, kemi gjëra të tjera në mendjen tonë. Ndërsa ajo e thotë lirisht: “Muzika ime është muzika ime, por me çdo gjë që po ndodh, nuk më intereson vërtet kënga ime”.

Le të flasim për rrugën e duhur. Pavarësisht titullit, “How to be lonely (Si të jesh i/e vetmuar” është një këngë e mprehtë dhe e mirë. Vargjet të shkruara nga Lewis Capaldi, përshkruajnë hollësisht anën e errët të një ndarjeje dhe vetminë pasuese, pasi një ish-i dashur e përul atë.

“Nuk kam turp të them që ndonjëherë të qenit vetëm është e vështirë. [Të këndosh për të qenë vetëm] nuk është gjëja më tërheqëse për të dëgjuar, por kënga ka të bëjë me të qenit në rregull me të qenit vetëm”, ka thënë këngëtarja shqiptare.

Klipi i këngës, regjisor i të cilit është Dave Meyers, vizionari pas klipeve të shumëfishta klasike, përfshirë “Lucky” të Britney Spears, “Bad Guy” të Billie Eilish (2019), “Adore You” të Harry Styles 2019” dhe “No tears left to cry” të Ariana Grandes (2018). Rita ka dashur që prej kohësh të punojë me një njeri që ajo e përshkruan si një nga idhujt e saj.

Foto: Rita Ora/YouTube

Dhe bashkëpunimi nuk zhgënju. Ne e shohim Ritën në një sërë skenash të çuditshme: duke u rrotulluar në një ngarkesë me vezë, duke përqafuar një arush (një të vërtetë) dhe duke vallëzuar ngadalë me një skelet. Por ajo përfundon duke tërhequr një maskë nga fytyra e saj.

“Ishte një veprim vërtet i zgjuar që Dave dëshironte të bënte një video të mbushur me metafora. Është një klip krejtësisht ndryshe [nga ato që kam bërë më parë]”, shpjegon Rita. Vezët, shton ajo, “janë një simbol i të ecurit rreth dikujt që mendonit se e njihnit, duke u ndjerë sikur je në guaskë, sepse mund ta ndjesh që po merr fund”.

Foto: Rita Ora/YouTube

Por pas çdo metafore të zgjuar, ka një realitet të zymtë. Duke u rrotulluar në një grumbull vezësh, sfida më e madhe nuk ishte aq shumë aroma, por “ndjesia. Kam pasur të verdhë veze në vende që nuk mund të them me zë të lartë. Por ti më njeh mua, unë mund të bëj gjithçka për artin”.

Në mes të shumë portaleve ndërkombëtare që shkruajnë mbi jetën private dhe ndarjet e saj (disa ndarje përfshijnë njerëz të profilit të lartë, përfshirë: Rob Kardashian, Calvin Harris dhe djalin e Tommy Hilfiger, Richard), ajo prapëseprapë ka arritur të thyejë rekordin e këngëtareve të famshme si: Madonna, Adele dhe Kylie duke pasur mbi dhjetë këngë solo në top-listën e 10 këngëve të momentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Cili është sekreti i saj?

“Ju duhet t’i vendosni gjërat që ju pëlqejnë dhe për të cilat jeni krenar – mendoj se është çelësi dhe pse unë e kam bërë këtë për gjithë këto vite. Ndoshta kjo është arsyeja pse njerëzit me të vërtetë lidhen dhe tingëllojnë me mua akoma – sepse kam këtë ndjenjë: Nëse [kënga] nuk e bën atë që unë mendoj se do të bëjë, kjo është në rregull”, shprehet Rita.

Rita Ora (Foto: Donato Sardella/Getty Images/Guliver)

Ajo e kupton që ka një punë për të bërë, e përsosur nga idhujt e saj Cher dhe Madonna. “Ne ende e duam dramën, ne ende e duam, ne ende e duam misterin dhe fantazinë e të gjithëve. Duhet të kemi parasysh se tani është edhe më e rëndësishme ta japim atë për fansat – është detyra jonë e vetme t’i largojmë njerëzit nga mendja e tyre”, thotë Rita Ora për The Face.

Tani Rita është në gatishmëri për publikimin e filmit “Twist” – film ky në të cilin ajo luan një nga rolet kryesore. Filmi është planifikuar të publikohet më vonë gjatë këtij viti në “Sky Cinema” dhe vjen si një ripërpunim i rmanit të famshëm të Charles Dikens. Ajo luan rolin e Artful Dodger krah yjeve të famshëm si Raff Law (Oliver), Michael Caine (Fagin) dhe David Walliams (Losberne).

“Do të jetë e mrekullueshme të shihet”, thotë ajo e ngazëllyer për një projekt që do të publikohet përafërsisht në të njëjtën kohë kur pritet të vijë edhe albumi i saj i ri. “Roli i Artful Dodger zakonisht luhet nga një mashkull, kështu që ishte mirë të marr perspektivën time femërore për karakterin. Unë u ndjeva super e fuqishme dhe me të vërtetë e frymëzuar”, tha Ora. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori