LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe motra e saj duken senzacionale teksa pozojnë së bashku në Instagram

Rita Ora dhe motra e saj duken senzacionale teksa pozojnë së bashku në Instagram
Foto: Rita Ora/Instagram

Rita Ora dhe motra e saj Elena u bashkuan për një fotografi mahnitëse në Instagram përpara kthimit të yllit në spektaklin “The Masked Singer”.

Kryesuesja e top-listave britanike, Rita bëri një pozë të guximshme me krahët e kryqëzuar dhe mjekrën lart, ndërsa Elena dhuroi një buzëqeshje verbuese.


Vëllai i tyre i vogël Don mungonte në fotografi, por ngjashmëria gjenetike ishte e lehtë për t’u dalluar te Rita, 31 vjeçe, dhe Elena, 33 vjeçe, shkruan The Sun.

Foto: Rita Ora/Instagram

Elena kishte veshur një bluzë të zezë të prerë të kombinuar me një mini-fund xhins, ndërsa Rita kishte veshur një bluzë të kaltër dhe një palë pantallona.

Ato u ribashkuan në Londër përpara kthimit të Ritës në televizion të dielën në edicionin special të spektaklit “The Masked Singer”, të titulluar “I’m A Celebrity”.

Rita Ora flet në programin e famshëm britanik për Kosovën: Transferimi në Angli ishte gjëja më e mirë që prindërit mund të bënin
Lexo po ashtu Rita Ora flet në programin e famshëm britanik për Kosovën: Transferimi në Angli ishte gjëja më e mirë që prindërit mund të bënin

Të gjithë personazhet e “The Masked Singer” në episod do të jenë të maskuar si kafshë që shfaqen në sfidat e ndryshme të “I’m A Celeb”.

Dhe brenda secilit prej tyre do të jetë një yll që është shfaqur në “I’m A Celeb” gjatë 20 viteve të realizimit të tij.

Foto: ITV

I takon panelit gjykyes të përbërë nga: Rita, Jonathan Ross, Davina McCall dhe Mo Gilligan të përpiqen të kuptojnë se kush janë pas maskimit.

Rita dhe motra e saj Elena së fundmi folën së fundmi për krenarinë e tyre që mund të punojnë së bashku.

Rita ka pasur Elenën 33-vjeçare pranë saj që kur ajo fitoi famë në vitin 2012 – dhe dyshja e shohin suksesin si një “festim ekipor”.

Elena është këshilltarja kryesore e Ritës dhe e ndihmon atë në prapaskenë.

“Unë ndihem po aq krenare për suksesin sa Rita. Por mendoj se publiku e sheh vetëm reagimin e saj ndaj kësaj”, pranon Elena.

“Ne e shohim si punë ekipore. Është e qartë se publiku thjesht e sheh Ritën, por për ne kështu është, a e dini?”, thotë Elena.

Këngëtarja e hitit “Hot Right Now”, Rita kishte thënë në një intervistë për The Mirror: “Elena është vërtet e mirë në mbrojtjen time. Mendoj se është kaq e rëndësishme në këtë industri”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Eurovision 2024: Këngëtarja e Izraelit, Eden Golan është urdhëruar të qëndrojë në dhomën e hotelit nën masa të rrepta sigurie

Magazina
Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Arbana Osmani dhe Eduarti shijojnë pushimet në Meksikë

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Kalo në kategori