LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora dhe Liam Payne u bëjnë thirrje fansave që t’i votojnë në “BRIT Awards”

Rita Ora dhe Liam Payne u bëjnë thirrje fansave që t’i votojnë në “BRIT Awards”
Rita Ora dhe Liam Payne (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/Getty Images/Guliver)

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, konkurron këtë vit për dy çmime në “Brit Awards”.

Mbrëmja e madhe e ndarjes së çmimeve “Brits”, do të mbahet më 20 shkurt 2019, në “The O2 Arena”, në Londër.

Shqiptarja Ora gjendet e nominuar në kategorinë “Videoja më e mirë muzikore”, për klipet “Let you love me” dhe “For You”, bashkëpunim me Liam Payne.

Me këtë të fundit, Rita krijoi dje një lidhje direkte me fansat e saj në Instagram, duke u bërë thirrje atyre që të votojnë për këngën e tyre.

Përmes një lidhjeje direkte me fansat në Instagram, Rita Ora dhe Liam Payne u bënë thirrje atyre që të votojnë (Foto: Rita Ora/Instagram-LiveStream)

Ata mund ta bëjnë këtë gjë përmes rrjetit social Twitter, teksa kanë të drejtë një votë brenda një dite.

“For Your” përndryshe është kolona zanore e filmit “Fifty Shades Freed”, e cila u interpretua vitin e kaluar nga dyshja në fjalë.

Në po të njëjtën kategori gjendet e nominuar edhe këngëtarja tjetër shqiptare shumë e suksesshme, Dua Lipa, e cila së fundmi u shpërblye me dy çmime “Grammy”.

Dua është e nominuar për çmimin “Videoja më e mirë” muzikore për klipet “IDGAF” dhe “One Kiss”, bashkëpunim me Calvin Harris.

Dua Lipa fitoi dy çmime “Grammy” (Foto: Alberto E. Rodriguez/Getty Images/Guliver)

Me po të njëjtat projekte muzikore, ajo gjendet e nominuar edhe për çmimin “Kënga e mirë solo britanike e vitit”.

Mbetet të shihet nëse shqiptare do të arrijnë të marrin votat e duhura nga votuesit në rrjetin social Twitter, për të fituar ndonjërin nga çmimet e mbrëmjes.

Rita Ora vitin e kaluar në “Brit Awards” (Foto: John Phillips/Getty Images/Guliver)

Kujtojmë që vitin e kaluar në “Brit Awards”, Dua Lipa u shpërblye me dy çmime: “Artistja më e mirë femër” dhe “Debutantja më e mirë e vitit”. /Telegrafi/

Dua Lipa vitin e kaluar mori dy çmime me vete në shtëpi nga mbrëmja e “Brit Awards” (Foto: Gareth Cattermole/Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Efekti i Kate Middleton: Vizitat në faqet e këshillave për kancerin dhe të NHS-së u rritën pesëfish pas deklarimit të diagnozës nga Princesha

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina

"O vdiqa krejt" - Ilnisa Agolli e provokon Meritonin me të pasmet e ekspozuara

Magazina
Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në

Rita Ora vazhdon të shënojë sukses në Amerikë, ndërsa pëlqehet paraqitja e saj në "The Masked Singer"

Magazina
Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Pajtohen Heidi dhe Romeo - puthje e përqafime mes çiftit në Big Brother

Magazina
Kalo në kategori