LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora-Barack Obamës: Mos Shko! (Foto)

Rita Ora-Barack Obamës: Mos Shko! (Foto)

Këngëtarja e njohur botërisht Rita Ora ka qenë shumë e suksesshme viteve të fundit.

Një nga sukseset më të mëdha ishte koncerti i Krishtlindjeve të vitit 2015 ku këngëtarja u ftua ekstra që të këndonte për familjen Obama në Shtëpinë e Bardhë.


Tani që ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama do të lërë Shtëpinë e Bardhë, për t’ia lëshuar Donald Trumpit, këngëtarja shqiptare i ka disa fjalë për të.

Rita Ora paralajmëron fansat për vitin 2017! (Foto)
Lexo po ashtu Rita Ora paralajmëron fansat për vitin 2017! (Foto)

Rita ka publikuar në llogarinë personale në Instagram një fotografi ku shfaqet krah çiftit Obama, teksa në mbishkrimin e fotografisë shkruan disa fjalë të sinqerta për ish-presidentin,

“Kurrë nuk do t’i harroj fjalët e ëmbla që m’i ke thënë pas performancës time në Shtëpinë e Bardhë. Faleminderit për gjithçka që ke bërë legjendë. Mos shkoni”, shkruna Rita në mbishkrimin e fotografisë në Instagram. /Telegrafi/