Viti 2018 duket se do të jetë viti i Rita Orës, e cila që nga ditët e para ka qenë jashtëzakonisht e angazhuar me projekte muzikore, filmike, promovime, koncerte, reklama dhe me linjat e saj të modës.
Hiti “Anywhere” vazhdon të kërkohet nga fansat e muzikës së saj, ndërkohë që bashkëpunimi me Liam Payne, “For You”, i realizuar për filmin “Fifty Shades Freed”, po arrin suksese të jashtëzakonshme.
Me albumin e ri që do të dalë gjatë këtij muaji, turneun e ri muzikor dhe promovimin e një filmi, këngëtarja shqiptare pritet ta shtojë gjithnjë e më shumë pasurinë e saj.
Kush është Rita Ora
Rita Sahatçiu lindi më 26 nëntor të vitit 1990 në Prishtinë, ndërsa akoma pa mbushur një vit, familja e saj u zhvendos në Londër. Ajo u rrit në Kensington dhe u shkollua në “Sylvia Young Theatre School” – shkruan Daily Mail në artikullin kushtuar jetës dhe karrierës së këngëtares shqiptare.
Me muzikë nisi të merrej që e re duke kënduar në një lokal në Kilburn, ndërsa në vitin 2009 deshi të konkurronte për ta përfaqësuar Britaninë e Madhe në Eurovision, mirëpo u tërhoq.
Menjëherë pas, menaxherja Sarah Stennett krijoi kontakt me ‘labelin’ e Jay-Z, Roc Nation, me të cilin nënshkroi kontratë dhe u paraqit në klipin e reperit, “Young Forever”.
Para se ta publikonte albumin e parë, Ora xhiroi disa ‘video-ditarë’ në YouTube duke kënduar këngë të yjeve tjera. Këto video tërhoqën vëmendjen e DJ Fresh, i cili kishte nevojë për një vokaliste për këngën “Hot Right Now”. Kënga u bë hit dhe debutoi në krye të top-listave britanike.
Pas lansimit të këngëve, si “R.I.P” dhe “How We Do (Party)” në vitin 2012, këngëtarja njoftoi se do ta titullonte “Ora” albumin e saj debutues, i cili u lansua më 27 gusht 2012 dhe po ashtu debutoi në krye të top-listave britanike.
Në vazhdim, Rita u zgjerua edhe në televizion dhe në film, ndërsa në vitet 2013 dhe 2014 ishte nikoqire e Teen Awards të BBC Radio 1 dhe u paraqit si trajnere në ‘The Voice UK’.
Këngëtarja e provoi veten edhe si aktore duke u paraqitur në disa filma duke përfshirë edhe aktrimin në trilogjinë, “Fifty Shades of Grey”, ku e ka portretizuar motrën e Christian Grey, Mia.
Në vitin 2015, ajo e paditi labelin Roc Nation duke thënë se kontrata që e kishte nënshkruar si 18-vjeçare nuk po zbatohej si duhet. Një vit më pas, dy palët u pajtuan për shkëputjen e marrëveshjes dhe në shtator të vitit 2016, ajo nënshkroi për Atlantic Records.
Vitin e kaluar, Rita e publikoi këngën “Your Song” që e shkroi së bashku me Ed Sheeran dhe do të jetë pjesë e albumit të saj të dytë.
Në tetor të vitit të kaluar, ajo e lansoi këngën “Anywhere” që menjëherë u bë hit dhe zuri vendin e dytë në top-listat britanike.
Ndërsa në fillim të këtij viti, në bashkëpunim me Liam Payne, e lansoi këngën “For You” që është pjesë e filmit “Fifty Shades Freed”, e cila po arrin suksese të mëdha.
Sa është pasuria e Ritës
Sipas Celebrity Net Worth, pasuria e 27-vjeçares vlerësohet të jetë rreth 16 milionë dollarë (13 milionë euro).
Në vitin 2016, autorja e hitit “Hot Right Now” ishte viktimë e një mashtrimi, pasi një kontabilist i kishte hequr paratë nga një biznes në të cilin ajo i kishte investuar. Në këtë mënyrë, Rita i humbi 3.2 milionë dollarë (2.6 milionë euro).
Si i fiton paratë
Edhe pse ka lansuar vetëm një album gjatë periudhës 2012-2017, ajo është një muzikante shumë e suksesshme. Këngëtarja ka pasur më së shumti këngë që kryesuan top-listat britanike në vitin 2012, tri prej të cilave ishin të njëpasnjëshme. Po ashtu, Rita ka 11 këngë që janë përfshirë në top-dhjetëshen britanike.
Në fund të vitit 2017, ylli i muzikës pop paralajmëroi turneun e ri muzikor që do ta zhvillojë gjatë këtij viti, ndërsa disa prej koncerteve më të mëdha do të mbahen në Londër, Dublin, Mançester dhe Birmingham.
Rita është një sipërmarrëse e suksesshme. The Sun ka raportuar se edhe pse nuk kishte publikuar asnjë material të ri muzikor për një periudhë njëvjeçare (deri në prill 2017), ajo kishte fituar mbi 30 mijë euro në javë, duke përfituar 1.4 milion funte (1.57 milion euro) në atë periudhë 12 mujore.
Krahas këngëve, Ora është angazhuar edhe në aktrim dhe në gara konkurrimi, si ‘The Voice UK’, ‘The X Factor’ dhe ‘America’s Next Top Model’.
Ajo njëherësh ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me brende të njohura. Vetëm nga marrëveshja me Adidasin, ajo ka përfituar 1.5 milion funte (1.68 milion euro). Nga viti 2016, këngëtarja bashkëpunon edhe me Tezenis, në koleksionet e të brendshmeve.
https://www.instagram.com/p/Ba2FQbGBbiK
Ndërsa pas shumë reklamave televizive, këtë fundjavë ka sjellë koleksionin e veshjeve të titulluara “Roara Republic” që mund të porositen edhe përmes ueb-faqes së saj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëEskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
Egli e mërzitur, Gjesti: Unë nuk bëj lojë, nuk dua ta lëndoj
Dafina Zeqiri zbulon barkun e rrumbullakosur dhe gjininë e foshnjës: Kam vendosur ta lind fëmijën në Kosovë, edhe pse kam mundur ta bëjë në Suedi
Vullneti flet me plot bindje: Jam i lumtur që sivjet çmimi i madh shkon në Drenicë
“Je më i miri, vetëm vazhdo” - Gjestit i vie një tjetër dron në Big Brother VIP Albania
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar