LAJMI I FUNDIT:

Rio Ferdinand u dërgua në klinikën emergjente gjatë humbjes së United ndaj Liverpoolit

Rio Ferdinand u dërgua në klinikën emergjente gjatë humbjes së United ndaj Liverpoolit

Rio Ferdinand pa humbjen 5-0 të Manchester United në shtëpi ndaj Liverpoolit në spital të dielën, duke bërë shaka se kapitullimi i ish-klubit të tij e dërgoi atë në A&E (klinika emergjente).

Djajtë e Kuq u demoluan nga rivalët e tyre të përhershëm në Old Trafford, duke shtuar presionin mbi trajnerin Ole Gunnar Solskjaer.


Mysafirët shënuan katër gola brenda pjesës së parë, derisa pranuan edhe të pestin në fillim të pjesës së dytë, me Paul Pogban që u ndëshkua direkt me karton të kuq për ndërhyrjen në Naby Keitan.

Tifozi i Manchester United siguroi fanellën e Friminos edhe pse skuadra e tij u mposht 5-0 në Old Trafford
Lexo po ashtu Tifozi i Manchester United siguroi fanellën e Friminos edhe pse skuadra e tij u mposht 5-0 në Old Trafford

Ishte një pasdite e mjerueshme në përgjithësi për United, dhe Ferdinand e pa debaklin e ish-skuadrës së tij nga spitali.

Legjenda e United zbuloi në rrjetet sociale se ai e kaloi të dielën e tij në A&E, megjithëse nuk dihet pse ndodhi kështu.

Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi
Lexo po ashtu Ole Gunnar Solskjaer po i bënë valixhet gati, do të shkarkohet nga Unitedi

Pas golit të pestë të Liverpoolit, ai postoi një foto të tij të shtrirë në spitali në Tëitter dhe shkroi: “Këto 60 minuta më kanë dërguar në A&E…”.

Ferdinand duhet të ketë menduar se e diela e tij nuk mund të përkeqësohej pasi u dërgua në spital, por United siguroi se kishte ende vend për ankth të mëtejshëm.

Atyre iu dha disfata më e rëndë në shtëpi që 66 vite kundër Liverpoolit, që do të thotë se Solskjaer tani përballet me një shkarkim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

Thellohet skandali – Florentino Perez takoi gjyqtarin para nisjes së El Clasicos

La Liga
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Është historia e futbollit dhe mbijeton si një shofer taksie: Makthi i persekutimit dhe internimit të Hakan Sukur

Ndërkombëtare
Kalo në kategori