LAJMI I FUNDIT:

Rinovohet stadiumi i Deçanit

Rinovohet stadiumi i Deçanit

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka nënshkruar sot një Memorandum Bashkëpunimit me Komunën e Deçanit, nëpërmjet të cilit, investon 350 mijë euro për Renovimin e Stadiumit të Qytetit të Deçanit.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala u shpreh se me këtë memorandum ndihmohet infrastruktura e sportit të Deçanit, dhe njëkohësisht krijohen parakushte për avancimin e mëtejmë të këtij sporti në Kosovë.

Ai më tej u shpreh se investimi në infrastrukturë është tejet i rëndësishëm, sidomos në këtë periudhë vendimtare, kur futbolli i Kosovës është para fazës finale të ndërkombëtarizimit.


Më tej ministri Shala u shpreh se MKRS-ja po punon intensivisht në disa drejtime për të avancuar sportin e Kosovës: në infrastrukturë, në legjislacion dhe në krijimin e lehtësirave financiare për funksionim sa më të pavarur të sportit të Kosovës.

Kryetari i Deçanit, Rasim Selmanaj e falënderoi ministrin Shala për përkrahjen e vazhdueshme që po i jep sportit, dhe u shpreh se me këtë investim kapital për futbollin e Deçanit, krijohen kushte të volitshme dhe moderne për zhvillimin e futbollit në këtë vend. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Gjithçka çfarë duhet të dini për meçi mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk: Koha, titujt, rekordet dhe pesha e tyre

Boks
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Keni merituar një lamtumirë ndryshe, trajner fitimtar" - ylli i Juventusit del në krah të Allegrit

Serie A
Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Tension, shtyrje dhe ofendime pas matjeve zyrtare mes Fury dhe Usyk

Boks

"West Ham nuk luan që ta bëjë Arsenalin kampion" - Moyes flet për ndeshjen me Man Cityn dhe objektivin e skuadrës së tij

Premier League
Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Zvicra publikon listën preliminare për Euro 2024, mes tyre gjashtë shqiptarë

Përfaqësueset
Kalo në kategori