LAJMI I FUNDIT:

Rina Balaj feston ditëlindjen, Sin Boy e uron në mënyrë të veçantë

Rina Balaj feston ditëlindjen, Sin Boy e uron në mënyrë të veçantë
Rina Balaj dhe Sin Boy (Foto: Instagram)

Sot (e martë), reperja e njohur nga Istogu, Rina Balaj, feston ditëlindjen e 21-të.

Me këtë rast nuk ka munguar një urim i veçantë nga tashmë i dashuri i saj, reperi shqiptar që jeton dhe vepron në Greqi, Sin Boy.


Ai ka ndarë një fotografi të tij përkrah artistes shqiptare, ndërsa ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar partneren.

View this post on Instagram

Im happy when she is happy

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy) on Jan 21, 2020 at 6:19am PST

“Urime ditëlindjen për vajzën më të bukur në botë”, ka shkruar ai krahas fotos ndërkohë që pranoi urime të shumta nga ndjekësit e tij dhe fansat e Rinës.

Kjo e fundit dhe Sin Boy konfirmuan lidhjen e tyre vitin e kaluar, të cilët tani janë zhvendosur edhe për të bashkëjetuar në një apartment në Prishtinë.

Publikon fotografi krah Rinës, Sin Boy: Kur ajo është e lumtur, jam edhe unë
Lexo po ashtu Publikon fotografi krah Rinës, Sin Boy: Kur ajo është e lumtur, jam edhe unë

Edhe pse lidhja e tyre u bë publike së fundmi, të njëjtit në një intervistë theksuan se kanë më shumë se një vit që janë së bashku.

View this post on Instagram

Happy bday to the most beautiful girl in the 🌍

A post shared by Sin Boy (@isyourboysinboy) on Jan 27, 2020 at 2:21pm PST

Veç tjerash, ata po vazhdojnë punën për prurje të reja muzikore dhe “Meredith” mbetet kënga e fundit që Balaj e solli për fansat në dhjetor të vitit 2019. /Telegrafi/