LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi i festivalit “Sunny Hill”, nënkryetarja e Prishtinës: Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë, nuk kishte vullnet politik

Rikthimi i festivalit “Sunny Hill”, nënkryetarja e Prishtinës: Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë, nuk kishte vullnet politik
Foto: Donjeta Sahatçiu/Facebook

Nënkryetarja e Prishtinës, Donjeta Sahatçiu, kishte reaguar ndaj Ministrisë së Administratës së Pushtetit Lokal, për anulimin e festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë.

U tha se humbi organizimin e festivalit si pasojë e vonesave të dokumentacioneve nga ana e MAPL-së, e cila thotë se komuna nuk ia ka dorëzuar në kohë të gjitha dokumentet e nevojshme.


Mirëpo, me rikthimin e festivalit sërish në Prishtinë, ka ardhur një tjetër reagim nga Sahatçiu e cila tha se për këtë të gjitha mundësit për zgjidhje ishin në tavolinë, por nuk kishte vullnet politik.

Foto: Donjeta Sahatçiu/Facebook

“Nuk ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin. Të gjitha mundësit për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte, por, vullnet qytetar kishte”, ka thënë ndër tjera Sahatçiu.

Mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë konfirmohet edhe nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Mbajtja e “Sunny Hill Festival 2022” në Prishtinë dhe Tiranë konfirmohet edhe nga Dua Lipa

Ndërkaq, rikujtojmë që përveç në Prishtinë, këtë vit festival mbahet edhe në Tiranë.

Më poshtë postimi i plotë i Donjeta Sahatçiut:

Sigurisht që Sunny Hill mbetet në Prishtinë. S’ka pas qysh tjetër, këtu e ka pas dhe e ka vendin. Të gjitha mundësitë për zgjidhje ishin në tavolinë. Vullnet politik nuk kishte. Por, vullnet qytetar kishte. Aventura një javore politike e vonesës për zgjidhje nuk është asgjë tjetër përveçse fëmijërore. Urime Prishtinë, urime Kosovë! /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

E çuditur nga komentet negative, Era Istrefi reagon e revoltuar: Dikush qëllimshëm po mi shkruan

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Kalo në kategori