LAJMI I FUNDIT:

Rikthimi duket i pashmangshëm, Messi rezervon shkollën e fëmijëve në Barcelonë

Rikthimi duket i pashmangshëm, Messi rezervon shkollën e fëmijëve në Barcelonë

Ylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi, po përgatitet të regjistrojë fëmijët e tij në një shkollë në Barcelonë.

Sipas gazetarit Adrian Sanchez, Messi dhe familja e tij po përgatiten të kthehen në qytetin e Barcelonës këtë verë.

Marrëveshja e Messit me PSG-në skadon në qershor, palët nuk kanë arritur marrëveshje dhe rikthimi në Camp Nou duket i pashmangshëm.

Barcelona beson se nënshkrimi i Messit mund të rrisë të ardhurat e tyre për 25 për qind
Lexo po ashtu Barcelona beson se nënshkrimi i Messit mund të rrisë të ardhurat e tyre për 25 për qind

“Para pak kohësh pata një bisedë shumë të rëndësishme dhe pasi kontrolluam me burime të ndryshme, mund t’ju themi se familja e Messit ka kërkuar rezervim për një vend për fëmijët e tij në shkollën ku ata kanë shkuar gjithë jetën dhe kanë të gjitha miq”, ka thënë fillimisht Sanchez në kanalin e tij “Mas que pelotas” në Youtube.

“Është një lajm që padyshim e bën mjaft të qartë dhe të përcaktuar se ku po shkon e ardhmja e argjentinasit dhe ku po shkon e ardhmja e Barcelonës”.

Nga Messi dhe Ronaldo te Raul - Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga
Lexo po ashtu Nga Messi dhe Ronaldo te Raul - Golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave në La Liga

“Kjo është diçka që do të përcaktonte të ardhmen e argjentinasit. Përveç kësaj, ne mundëm të mësojmë se vendi në shkollën franceze ku frekuentonin fëmijët e tij nuk ishte rinovuar”.

“Për mua kjo është një bombë absolute dhe e bën të qartë se ku po shkon. Koka e Messit është në Barcelonë”, përfundoi gazetari spanjoll. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Ndeshja Itali 2-1 Shqipëri në numra: Rekord historik, statistika mbresëlënëse dhe uragani kuqezi

Përfaqësuesja e Kosovës
Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Dominuam tribunën, por jo fushën – Shqipëria pëson ngushtë ndaj kampionit në fuqi të Evropës

Përfaqësueset
Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Notat e lojtarëve, Itali 2-1 Shqipëri: Shpëtojnë vetëm Bajrami dhe Gjimshiti, Bastoni lojtar i ndeshjes

Kombëtarja e Shqipërisë
Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Ndeshja hapëse e Euro 2024 solli një risi në përdorimin e VAR – tifozët e duan atë edhe në Ligën Premier

Përfaqësueset
Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Sylvinho reagon pas ndeshjes me Italinë: I kënaqur me paraqitjen, por jo me rezultatin

Kombëtarja e Shqipërisë
Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Shaqiri konfirmon se do të largohet nga Chicago, tregon se ku do të luaj sezonin e ri

Ndërkombëtare
Kalo në kategori