LAJMI I FUNDIT:

“Rikthehet rasti Ronaldo-Cragno” – Roofe ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme në kokë ndaj portierit Kolar

“Rikthehet rasti Ronaldo-Cragno” – Roofe ndëshkohet me të kuq pas ndërhyrjes së tmerrshme në kokë ndaj portierit Kolar

Portieri i Slavia Pragës, Ondrej Kolar ka përfunduar i gjakosur dhe me disa qepje serioze në kokë pasi u godit fortë dhe tmerrshëm nga lojtari i Rangers, Kemar Roofe.

Rangers nuk shfrytëzuan terrenin vendas pasi u mposhten 2-0 në shtëpi nga klubi çek dhe u eliminuan nga Liga e Evropës, me ndeshjen e parë që u mbyll 1-1.


Megjithatë, ekipi i drejtuar nga Steven Gerrard ishte në lojë deri në mesin e pjesës së dytë dhe tentonte në çdo moment barazimit.

Por, një rast i tmerrshëm dhe karton i kuq ndryshoi gjithë sfidën dhe mysafirët më vonë shënuan edhe golin e dytë, të sigurisë dhe kualifikimit.

Ishte mesfushori Roofe, i cili në tentim për të arritur topin, ngriti këmbën lartë dhe goditi portierin Kolar në fytyrë.

Roofe mori një karton të kuq të menjëhershëm, por Kolar mbeti me një dëmtim më të qëndrueshëm.

Portieri – i cili u zëvendësua menjëherë – ka dy prerje në fytyrë: një në faqe dhe një tjetër më të thellë në ballë.

Fotografitë e fytyrës së portierit dhe momenti i ndërhyrjes kanë ‘pushtuar’ rrjetet sociale tashmë.

Ky rast po krahasohet me ndërhyrjen brutale të Cristiano Ronaldos ndaj portierit të Cagliarit, Alessio Cragno, në fundjavë.

Por, ylli i Juventusit u ndëshkua në atë ndeshje vetëm me të verdhë dhe ky vend lë shumë hapësira për diskutim mes tifozëve të futbollit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori