LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet në vëmendje tifozja atraktive e Botërorit Ivana Knoll, bukuroshja kroate bëri tifo të zjarrtë për vendin e saj në ndeshjen e fundit

Rikthehet në vëmendje tifozja atraktive e Botërorit Ivana Knoll, bukuroshja kroate bëri tifo të zjarrtë për vendin e saj në ndeshjen e fundit
Foto: Ivana Knoll/Instagram

Tifozja sensuale Ivana Knoll është rikthyer në një Botëror për të mbështetur Kroacinë, pas mbështetjes së saj të suksesshme në Kampionatin Botëror 2018 në Rusi, ku ishte kthyer në senzacionin e mediave, ndonëse ajo u pa edhe në stadiumet e Brazilit 2014.

Rishfaqja e asaj që konsiderohet si një nga tifozet më ‘të nxehtë’ dhe atraktive nuk ishte ashtu siç pritej, pasi nuk ishte debutimi më i mirë për kombëtaren e saj që çuditërisht ishte e dyta në edicionin e fundit të Botërorit 2018, në Rusi.


Ivana Knoll mori pjesë në debutimin e Kroacisë në Katar, në një ndeshje të tyre me Marokun e cila rezultoi 0-0 në stadiumin ‘Al Bayt’, shkruan Marca.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Ajo ishte pjesë e tribunave me një veshje sensuale që jo vetëm ekzaltoi të pranishmit, por edhe “çmendi” internetin dhe rrjetet sociale.

Për shkak të mënyrës së veshjes të përshtatur me ngjyrat e flamurit të Kroacisë, tifozja atraktive njihet si fansja më seksi e vendit të saj, ndonëse ka lindur në Gjermani, ku sipas The Daily Star – atje ka lindur dashuria e saj për futbollin, që nga koha kur shikonin me babanë e saj ndeshjet.

Foto: Ivana Knoll/Instagram

“Kroaci, le të ecim”, shkroi tifozja kroate në fotografitë e publikuara në Instagram, në ndeshjen e vendit kur Marokut.

Ivana ka më shumë se 570 mijë ndjekës në Instagram dhe ende pritet të marrë vëmendjen në ndeshjet e radhës të Kroacisë kundër Kanadasë dhe Belgjikës në fazën e grupeve, dhe shumë prej tyre dëshirojnë që Kroacia të qëndrojë në garë, për të pritur më shumë paraqitje atraktive nga Ivana Knoll. /Telegrafi/

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Foto: Ivana Knoll/Instagram

Në trend Magazina

Më shumë
Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Çifti i famshëm i futbollit që luajnë për të njëjtin ekip, kanë një rregull në shtëpi që duhet ta respektojnë të dy

Magazina
Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Alby the Goat në lidhje të re dashurie pas eksperiencës në Big Brother VIP Kosova

Magazina
“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

“Çorapet blu, kishin domethënien ‘qetësohu’”, Fifi dhe Sara tregojnë kodet që familjarët u dërgonin përmes rrobave në Big Brother VIP Albania

Magazina
Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Senzacioni brazilian i futbollit, Endrick dhe e dashura e tij kanë nënshkruar një 'kontratë' lidhjeje me disa klauzola të çuditshme

Magazina
Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës

Dua Lipa magjeps me paraqitjen e saj dhe stilin e flokëve në setin fotografik të revistës "Elle"

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Kalo në kategori