Grupi i njohur kosovar "Trix" janë rikthyer me një projekt të ri muzikor.

"Zjarri i dashurisë" mban titullin kënga e tyre e re e zhanrit rock, e cila është punuar edhe me klip.


Teksti dhe muzika janë realizuar nga Veli Sahiti, ndërsa orkestrimi nga Avdulla Dugolli.

ProSm është produksioni i cili ka realizuar klipin, një klip i thjeshtë pranveror i cili pasyqron mjaft mirë tematikën e këngës. /Telegrafi/