LAJMI I FUNDIT:

Rikthehet futbolli kosovar me ndeshjet e Kupës, delegohen gjyqtarët për 1/8 e finales

Rikthehet futbolli kosovar me ndeshjet e Kupës, delegohen gjyqtarët për 1/8 e finales

Pas më shumë se një muaji e gjysmë pushim, futbolli kosovar rikthehet në aksion.

Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Kosovës, ku tani jemi në fazën e 1/8 së finales.


Katër sfida zhvillohen të shtunën, tri të dielën dhe një tjetër të hënën në këtë fazë garash.

Gjilani pret Dukagjinin të shtunën në një sfidë shumë interesante, ku gjykohet nga Dardan Çaka së bashku me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Po këtë ditë zhvillohen edhe sfidat 2 Korriku – Ramiz Sadiku, Ulpiana – Arbëria dhe Onix – KEK-u.

Të dielën Prishtina luan ndaj Drenicës në Lipjan, ndërsa Ballkani pret Malishevën në Suharekë.

Drita do të përballet me skuadrën nga Liga e Parë, Fushë Kosovën.

Ndërsa ndeshja e vetme që zhvillohet të hënën është ajo mes Ferizajt dhe Llapit. Të gjitha ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës zhvillohen nga ora 13:00. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

Alvaro Morata po vuan pasojat e “sëmundjes më të dhimbshme të njohur”

La Liga
Kalo në kategori