eksperti-banner

Ipko Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë javë me ndeshjet e javës së 16-të dhe një ndeshje që është në orar të zhvillohet sot (e premte).

Sot rifillojnë emocionet e futbollit kosovar pasi në orar është një ndeshje derbi e cila zhvillohet në Suharekë.


Dy skuadrat lidere, vendasit e Ballkanit e presin Gjilanin në ndeshjen e cila do të zhvillohet në stadiumin e qytetit nga ora 13:00.

Genc Nuza do të jetë gjyqtari kryesor në këtë sfidë, ndërsa ndihmësit e tij do të jenë Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj.

Gjilani Ballkani 1

Ndeshjet tjera do të zhvillohen të shtunën të gjitha të shtunën në përjashtim të takimit Ferizaj-Dukagjini që zhvillohet të dielën.

Më poshtë keni orarin dhe zyrtarët e javës së 16-të:

superliga java e 16

/Telegrafi/  

telegrafi sport app