Rihanna i ka quajtur “idiotë” senatorët shtetërorë të Alabamas të cilët kanë votuar në favor të një ndalimi pothuajse total të aborteve, teksa të famshmit vazhdojnë të jenë të zemëruar me miratimin e këtij ligji.

Këngëtarja e lindur në Barbados, shkroi një status në Twitter të enjten, duke cituar fjalët: “Hidhni një sy. Këta janë idiotët që marrin vendime për Gratë në Amerikë. Guvernatori Kay Ivey … turp për ty”.

Statusi përfshinte një fotografi që tregon të gjithë 25 senatorët e Alabamas të cilët votuan për projektligjin. Ivey ka nënshkruar të mërkurën projektligjin, i cili do të bëjë që abortet në shtet të jenë një krim, përveç në rastet kur rrezikohet jeta e nënës.

Dua Lipa pro abortit legal: Asnjë mashkull nuk mund të marrë vendime mbi trupin e një femre Dua Lipa pro abortit legal: Asnjë mashkull nuk mund të marrë vendime mbi trupin e një femre

Rihanna ishte vetëm një nga shumë të famshmit dhe personalitetet e Hollywoodit që shprehin zemërim mbi ligjin, duke përfshirë një pjesë të tyre të cilat treguan hapur për përvjën personale me abortet.

Rihanna (Foto: Caroline McCredie/Getty Images/Guliver)

Midis tyre ishte Minka Kelly e cila tha se aborti i saj ishte “vendimi më i zgjuar” që mund të kishte bërë, shkruan DailyMail, transmeton Telegrafi.

Edhe Bebe Rexha pro abortit legal Edhe Bebe Rexha pro abortit legal

Në mediat sociale, qindra amerikanë të zakonshëm gjithashtu iu përgjigjën thirrjes për t’i dalë kundër këtij projektligji.

“#youknowme” është hashtagu që synon të tregojë se sa e zakonshme është që gratë të përfundojnë shtatëzënitë e tyre nëse diçka nuk shkon.

“1 në 4 gra kanë pasur një abort. Shumë njerëz mendojnë se nuk njohin dikë që ka, por #youknowme (ti më njeh mua)”, shkroi 39-vjeçarja Busy Philipps në një postim në Twitter.

Kujtojmë që mbështetje pro mbajtjes së abortit legal e kanë dhënë edhe dy artistet shqiptare me famë botërore: Dua Lipa dhe Bebe Rexha. /Telegrafi/