LAJMI I FUNDIT:

Rihanna duket rrezatuese në një dalje tjetër plot stil në New York

Rihanna duket rrezatuese në një dalje tjetër plot stil në New York

Rihanna dukej mahnitëse teksa doli në New York të enjten në mbrëmje (5 maj).

Këngëtarja 35-vjeçare u shfaq elegante veshur me një xhaketë të bardhë me print me logon e New York Yankees dhe një minifund të përshtatshëm, për natën e saj jashtë në qytet.


Krijuesja e hitit “Anti” për pamjen tërheqëse kombinoi me dukjen një palë çizme të bardha deri tek gjuri.

Sipërmarrësja dukej se po shijonte një natë solo pa babanë e fëmijëve të saj, ASAP Rocky. Pasi shijoi darkën, miliarderja u pa teksa po ecte drejt makinës së saj.

Aktorja e Ocean’s 8 e pajisur me një orë të kuqe të stolisur me diamante të ndezur dhe një palë vathë të varur që bien në sy.

Më vonë, Rihanna u fotografua gjithashtu me shoqen e saj më të mirë që nga fëmijëria, Melissa Forde, e cila dukej sensacionale me një pallto të gjelbër të ndezur sipër këmishës së bardhë me kopsa dhe një fund të argjendtë.

Ndërkohë ASAP iu bashkua Lewis Hamilton në Paddock përpara “Grand Prix” të F1 në Miami.

Reperi, 34-vjeç, ishte i buzëqeshur teksa u përkul dhe pozoi me britanikun përpara njërës prej makinave garuese.

Rihanna kishte zbuluar se ajo dhe Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë duke shfaqur barkun e rrumbullakosur në shfaqjen e saj të pjesës së parë të “Super Bowl” në shkurt.

Muajin e kaluar, ajo u pa duke blerë rroba për bebe dhe ndezi thashethemet për gjininë e fëmijës së saj që do të vijë së shpejti, bazuar në ngjyrën e zgjedhjeve të saj.

Çifti i lumtur mirëpriti fëmijën e tyre të parë – djalin e tyre të vogël – majin e kaluar.

Rihanna po vazhdon të shkëlqejë me stilin e veshjes gjatë shtatzënisë teksa në fokus ka ekspozimin e barkut
Lexo po ashtu Rihanna po vazhdon të shkëlqejë me stilin e veshjes gjatë shtatzënisë teksa në fokus ka ekspozimin e barkut

Dyshja nuk e kanë zbuluar ende emrin e djalit të tyre – i cili së shpejti do të mbushë një vjeç në fund të këtij muaji.

Prindërit në pritje filluan fillimisht lidhjen në vitin 2020 pas vitesh miqësie dhe bashkëpunimi muzikor.

Përpara se të fillonin një lidhje romantike, Rihanna dhe Rocky kanë qenë miq të gjatë dhe të ngushtë që kur ai iu bashkua turneut të saj “Diamonds World” në 2013.

Atë vit, Rihanna luajti gjithashtu në videoklipin e tij për këngën e tij “Fashion Killa”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë

Magazina
Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Si kurrë më parë, e dashura e Robertit me poza provokuese në Instagram - shfaq linjat e përkryera dhe belin e hollë

Magazina
“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

“Romeo fallco, Heidi hap sytë” – Piloti i BBVA zbulon se kush dërgoi dronin që tronditi çiftin

Magazina
Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Ylli i “Victoria’s Secret” Shanina Shaik, shfaq fizikun e saj mbresëlënës në bikini, teksa shkon në një festival

Magazina
“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

“Kontrata duhet respektuar” – Jetmirin e kap frika e produksionit, pas deklaratave që kishte dhënë?

Magazina
Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Banori i ri interesohet për vajzat e shtëpisë, Françeska: Edhe njëherë, unë jam e martuar

Magazina
Kalo në kategori