LAJMI I FUNDIT:

Rihanna dhe ASAP Rocky ishin pjesë e audiencës kur Dave Chappelle u sulmua në skenë

Rihanna dhe ASAP Rocky ishin pjesë e audiencës kur Dave Chappelle u sulmua në skenë

Rihanna dhe i dashuri ASAP Rocky thuhet se mbetën të frikësuar të martën mbrëma (3 maj), teksa panë komedianin, Dave Chappelle duke u sulmuar në skenë nga një burrë, sipas policisë.

Komediani u sulmua në skenë vetëm pak çaste pasi bëri shaka se do t’i duhej të rriste sigurinë e tij në dritën e shakave të tij trans në festivalin e Netflix.

Këngëtarja Rihanna, 34 vjeçe, ishte në audiencë kur ndodhi sulmi dhe e shikonte të shokuar së bashku me të dashurin e saj reper, 33 vjeç, i cili u arrestua më 20 prill për sulm me armë dhe u akuzua se iu afrua një burri që e njihte në rrugë përpara se të qëllonte disa herë në drejtim të tij, shkruan DailyMail.

Komediani tjetër, Michael Blackson ndau një postim në Instagram me çiftin teksa bën shaka në mbishkrimin se “mendonte se do t’i duhej të lindte një fëmijë” ndërsa Rihanna mori pjesë në ngjarje kur kanë mbetur edhe pak kohë deri sa ajo të bëhet nënë.

Mbretëresha e popit e ekspozoi barkun e rrumbullakosur teksa veshi një sytjena të sipërme jeshile ngjyrë ulliri të kombinuar me një fund xhins dhe xhaketë të kaltër.

Një zëdhënës i Departamentit të Policisë së Los Angeles i tha AP se një burrë 23-vjeçar i quajtur Isaiah Lee u arrestua në lidhje me sulmin me një armë vdekjeprurëse pasi kishte goditur një ‘komedian të famshëm’ gjatë performancës së tij.

Lee u ndal nga rojet e sigurisë në sulm dhe më vonë u largua nga vendi i ngjarjes me ambulancë. Pasi u kujdes nga mjekët, Lee u burgos dhe u mbajt në paraburgim në vend të garancisë prej 30,000 dollarësh, tha policia.

I njohur për shakatë me transgjinorët - Dave Chappelle sulmohet teksa performonte shfaqjen e Netflix në skenë
Lexo po ashtu I njohur për shakatë me transgjinorët - Dave Chappelle sulmohet teksa performonte shfaqjen e Netflix në skenë

Chappelle ishte i padëmtuar dhe vazhdoi me shfaqjen, komediani ishte kritikua vitin e kaluar për shakatë për njerëzit trans në shfaqjen e tij në Netflix, “The Closer”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Geti dhe Ledri lënë pas mosmarrëveshjet, publikojnë pamje nga xhirimet e klipit për bashkëpunimin që po e sjellin pas 12 viteve

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e

Artistët e Filharmonisë së Kosovës mbajnë koncert spontan në aeroport, vizitorët kënaqen nën tingujt e "Unë biri yt Kosovë"

Magazina
Kalo në kategori