Pasi shkëlqeu te Drita gjatë stinorit vjeshtor, ai menjëherë mori ofertë nga klubi shqiptar dhe tashmë mesfushori është zyrtarisht pjesë e tij dhe këtë e ka konfirmuar në një prononcim për Telegrafin.

“Unë mund ta konfirmoj se tani edhe zyrtarisht jam pjesë e Laçit”.


“Jam i lumtur sinqerisht me arritjen e marrëveshjes, pasi konsideroj se ky është një hap para për mua, pasi Superliga e Shqipërisë është e një niveli tjetër krahasuar me tonën dhe e shoh si mundësi të mirë për karrierën time”.

“Synimet e mia janë që të punoj sa më shumë për ta arritur Kombëtaren U21 të Shqipërisë pastaj të dal të luaj edhe në Evropë”.

“Për fund dua ta falënderoj klubin e Dritës dhe tifozët, ‘Intelektualët’, për përkrahjen e madhe”, tha Rexhepi për Telegrafin. /Telegrafi/

telegrafi sport app