LAJMI I FUNDIT:

Rexhbeçaj prezantohet te Kolni: Erdha për të luajtur

Rexhbeçaj prezantohet te Kolni: Erdha për të luajtur

Mesfushori nga Kosova, Elvis Rexhbeçaj edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i Kolnit.

Talenti kosovar është huazuar në Koln për një vit e gjysmë nga Wolfsburgu, që nuk ka lejuar largimin e përhershëm të tij..


22-vjeçari do të qëndroj për një vit e gjysmë te Kolni si huazim, para se të kthehet në Wolfsburg në verën e vitit 2021.

Prizrenasi nuk kishte hapësirat e duhura këtë edicion me Wolfsburgun dhe kjo ishte arsyeja që u huazua.

Ai ka deklaruar për faqen zyrtare të klubit se dëshiron të luaj më shumë dhe kjo është arsyeja që zgjodhi Kolnin.

&nbsp

;

“Unë vërtet dua të luaj dhe kjo është arsyeja që unë kam ndërmarr këtë hap për të ardhur këtu”.

“Bisedimet që patëm me Kolnin dhe shansi për tu zhvilluar gjatë një viti e gjysmë këtu ishin më të përshtatshmet për mua”, ka deklaruar ylli nga Kosova.

Rexhbeçaj është njëri nga lojtarët që po ndiqet nga Përfaqësuesja e Kosovës që synon ta afrojë sa më parë në ekip. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dortmundi

Dortmundi "zbrazë" konton e Real Madridit - skuadra gjermane fiton një tjetër pjesë të shumë nga shitja e Bellingham

La Liga

"Shpresoj të turpërohen në finale", Sneijder i uron më të keqen Man Unitedit shkaku i veprimeve të një lojtarit

Premier League
Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Ekskluzive: Nuk u pagua tre muaj nga Antalyaspori, FIFA i jep të drejtë Zymer Bytyqit - shkëputet kontrata

Romak Zeqiri
Vetëm pesë lojtarë janë

Vetëm pesë lojtarë janë "të paprekshëm" te Barcelona - të tjerët janë në shitje

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Nga Anglia thuhet se Palmer i ka kërkuar Chelseat që ta shesin

Premier League
Kalo në kategori