LAJMI I FUNDIT:

Reperi gjerman Zuna dhuron ushqime dhe 25 ton miell për 600 familje nevojtare në Kosovë

Reperi gjerman Zuna dhuron ushqime dhe 25 ton miell për 600 familje nevojtare në Kosovë

Reperi i njohur gjerman, Zuna, është mjaft i dëgjuar dhe ka një numër të madh fansash edhe në Kosovë.

Është pikërisht ky shteti ku ai ka vendosur së fundmi që të shpreh ndihmën e tij humanitare, në këtë kohë krize të shkaktuar nga pandemia globale COVID-19.


Zuna ka filluar të ndihmojë me ushqim dhe me 25 ton miell mbi 600 familje në nevojë në Kosovë!

E gjitha është bërë në nder të shpirtit të menaxherit të tij të ndjerë Sefa, i cili vdiq në një aksident me fatalitet vitin e kaluar në Prishtinë.

I ndjeri ishte mik i ngushtë i reperit gjerman dhe pjesë e labelit KMN, ku Zuna bën pjesë.

Zuna ka miqësi të afërt përndryshe edhe me reperët shqiptarët Azet dhe Loredana, të cilët janë të famshëm për muzikën e tyre në Gjermani. /Telegrafi/