LAJMI I FUNDIT:

Renditja dhe rezultatet pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës – Llapi tashmë lider, Ballkani dhe Drita në ndjekje

Renditja dhe rezultatet pas javës së 27-të në Superligën e Kosovës – Llapi tashmë lider, Ballkani dhe Drita në ndjekje

Janë mbyllur të gjitha ndeshjet e javës së 27-të në Superligën e Kosovës, ku sollën ndryshime në renditje.

Llapi tashmë është lider i ri pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Lirisë.


Ballkani gaboi ndaj Prishtinës, duke barazuar në Lipjan pa gola 0-0, ndërsa as Drita nuk shkoi më shumë se një barazim me Malishevës (1-1).

Feronikeli ’74 ka arritur të shënojë fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 1-0, ndërsa përballja mes Gjilanit dhe Dukagjinit u mbyll baras 1-1.

Llapi tani është lider me 54 pikë, kur kanë mbetur edhe nëntë xhiro deri në fund. Ballkani është i dyti me 53 pikë, ndërsa e treta është Drita me 51 pikë.

Malisheva mbetet e katërta me 48 pikë dhe në garë për pozitat e epërme. Në vendin e pestë është Prishtina me 39 pikë, ndërsa Dukagjini është i gjashti me 36 pikë.

Feronikeli 74 del nga pozita e play-offit duke u ngjitur në vendin e shtatë me 29 pikë. Gjilani është në vendin e tetë me 27 pikë, pozitë e vështirë në luftën për mbijetesë.

Fushë Kosova është e nënta me 20 pikë, ndërsa Liria e fundit me 10 pikë.

Në javën e 28-të do të përballen,Gjilani – Fushë Kosova, Malisheva – Dukagjini, Llapi – Drita, Feronikeli 74 – Prishtina dhe Ballkani – Liria.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real

Liga e Kampionëve
Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Notat e lojtarëve, Bayern Munich 2-2 Real Madrid: Shkëlqejnë Kroos dhe Kane

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Wayne Rooney punësohet aty ku askush nuk e priste, pas shkarkimit nga Birminghami

Ndërkombëtare
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Spektakël në Gjermani, por pa fitues: Real Madridi merr rezultat pozitiv përballë Bayernit në Allianz Arena

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori