Rekordmeni botëror pësoi një rënie të rëndë gjatë garës në të cilën po luftonte për një medalje olimpike


Rekordmeni botëror në vrapimin me pengesa 3000 metra, Lamecha Girma, pësoi një rënie të rëndë mbrëmjen e djeshme në Lojërat Olimpike “Paris 2024” dhe u dërgua në një spital në Paris.
Girma ishte në vendin e gjashtë pas 2000 metrash dhe të gjithë prisnin që në xhiron e fundit ai të depërtonte në pjesën e përparme të kolonës, por duke kapërcyer pengesën, ai ngeci dhe u rrëzua keq në pistën e tartanit.
Pasi të gjithë konkurrentët e anashkaluan, mjekët i dhanë ndihmën e parë dhe më pas e nxorën jashtë stadiumit me barelë dhe e transferuan në spitalin Pitié Salpêtrière.
Sipas gazetës L'Equipe, atleti etiopian madje humbi vetëdijen kur u rrëzua.
Shumë sportdashës ishin të shqetësuar për gjendjen shëndetësore të Girmas dhe lajmet e mira mbërritën shumë shpejt nga spitali.
Can someone PLEASE tell us how Lamecha Girma 🇪🇹 is?!?! That fall in the 3000M Steeplechase was horrific! @bbcsport #olympics #Paris2024 pic.twitter.com/YNGk42XC7Q
— Ian Ridpath (@ianridpath) August 7, 2024
Girma po shërohet me sukses dhe ka kaluar pa pasoja të rënda, por ka qëndruar gjatë natës në spital për masa paraprake.
Meqë ra fjala, medaljen e artë olimpike në garë e fitoi marokeni Soufiane El Bakkali me kohën 8:06.05, që është gati 14 sekonda më e keqe se rekordi i Girma (7:52.11).
Amerikani Kenneth Rooks (8:06.41) fitoi medaljen e argjendtë, dhe Keniani Abraham Kibiwot (8:06.47) fitoi medaljen e bronztë. /Telegrafi/








































