LAJMI I FUNDIT:

Rekorde të shumta negative pas humbjeve turpëruese të Milanit dhe Juventusit para tifozëve të tyre

Rekorde të shumta negative pas humbjeve turpëruese të Milanit dhe Juventusit para tifozëve të tyre
(Foto: Getty)

Shumë rekorde të Serie A janë thyer sot (e diel) pas humbjeve të papritura të Milanit dhe Juventusit.

Rossonerët pësuan në San Siro nga Sassuolo me rezultat 5-2, derisa Bianconerët humbën në Allianz Stadium me rezultat 2-0 nga Monza.


Është hera e parë pas 30 vitesh që edhe Milani edhe Juventusi pësojnë në shtëpi në të njëjtën ditë në Serie A, që nga 21 marsi i vitit 1993.

Sassuolo turpëron Milanin në San Siro
Lexo po ashtu Sassuolo turpëron Milanin në San Siro

Asokohe, Zonja e Vjetër kishte humbur me rezultat 2-0 nga Interi, derisa kuqezinjtë kishin pësuar nga Parma me rezultat 1-0.

Pas fitores së parë të arritur më 18 shtator ndaj Juves dhe triumfit në Torino, Monza është bërë ekipi i parë që i mposht bardhezinjtë edhe në shtëpi edhe si mysafirë në sezonin debutues në Serie A.

Nuk këndellet Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Monza
Lexo po ashtu Nuk këndellet Juventusi, mposhtet në shtëpi nga Monza

Po ashtu, është vetëm ekipi i dytë i promovuar në elitën e futbollit italian (që nga Cagliari i sezonit 1964/1965) që e mban portën të paprekur në dy ndeshje radhazi ndaj Bianconerëve.

Që nga viti 1945 vetëm katër ekipe debutuese në Serie A kanë mundur të shmangin humbjen nga Juventusi brenda dhe jashtë: Avellino (1978/79), Cagliari (1964/1965), Catania (1954-1955) dhe Monza (2022/2023). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori