LAJMI I FUNDIT:

Reja: Ekipet si Gjeorgjia mbyllen prapa, Broja kishte probleme fizike

Reja: Ekipet si Gjeorgjia mbyllen prapa, Broja kishte probleme fizike
(Foto: Screenshot/SS)

Edy Reja analizoi barazimin pa gola ndaj Gjeorgjisë. Trajneri i kombëtares së Shqipërisë foli për Supersport pas ndeshjes, duke treguar se çfarë shkoi mirë dhe çfarë nuk funksionoi. Në fund edhe një koment për Armando Brojën, i cili u zëvendësua në pushim.

“Është e vështirë të luash me këto skuadra, pasi nuk hapen, qëndrojnë pas si ekip dhe janë të fortë fizikisht. Nëse nuk shënon në dy-tri rastet që krijohen ndeshja bëhet më e vështirë. Nuk ishte agresiviteti i duhur, në fundjavë lojtarët kanë ndeshje me klubet e tyre, ata druhen disi në duelet për top”.

“Në miqësore duhet t’i aktivizosh të gjithë lojtarët. Impenjimi dhe dëshira ishin të mëdha, krijuam disa raste. Jam i kënaqur me këto dy miqësore, Asllani është një lojtar me cilësi dhe të ardhme”.

Shqipëria vetëm barazim ndaj Gjerogjisë në ‘Air Albania”
Lexo po ashtu Shqipëria vetëm barazim ndaj Gjerogjisë në ‘Air Albania”

“Ndeshjet zyrtare do t’i përgatis edhe unë më mirë, nuk kishim kohën e duhur për t’u përgatitur, vetëm dje erdhëm në Shqipëri, por më pëlqeu impenjimi i djemve”.

“Ai (Broja) nuk ishte në 100 për qind, kishte një problem në kavilje, folëm në pushim dhe më pas e zëvendësova. Në momentin që ndizet është e pamundur për ta ndalur, por është e vështirë të shprehë gjithë potencialet e tij në këto lloj ndeshjesh, sidomos edhe prej faktit që nuk ishte mirë fizikisht”, deklaroi Reja.

Në trend Sport

Më shumë
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori