LAJMI I FUNDIT:

Reese Witherspoon do të martohet sërish

Reese Witherspoon do të martohet sërish

Zëdhënësi i Reese Witherspoon ka konfirmuar se aktorja është fejuar me agjentin e Hollywoodit, Jim Toth.

Aktorja fituese e çmimit Oskar filloi lidhjen me Toth në janar, menjëherë pasi u nda nga Jake Gyllenhaal, dh doli publikisht me lidhjen e re në muajin mars.

Us Magazine shkruan se zëdhënësi i Witherspoon ka thënë se dyshja janë ‘ekstremisht të lumtur’ dhe se fëmijët e Witherspoon, Ava dhe Deacon, po ashtu janë “të lumtur me të”.


Toth punon si agjent në Creative Artists Agency, ku Witherspoon është kliente, edhe pse Toth nuk e përfaqëson në mënyrë të drejtpërdrejtë aktoren e filmit “How Do You Know”. /Telegrafi/