LAJMI I FUNDIT:

Recetë natyrale: Qumësht kanelle për lëkurë të shëndetshme dhe humbje peshe

Recetë natyrale: Qumësht kanelle për lëkurë të shëndetshme dhe humbje peshe

Konsumimi i një gote me qumësht të ngrohtë para set ë flini është rutinë relaksuese dhe e shëndetshme, por, nëse i shtoni edhe kanellë, atëherë vetëm sa shtohen efektet shëruese të pijes.

Qumështi me kanellë është një nga pijet më të shëndetshme që mund t’i konsumoni në përditshmëri. Kjo pije ka qenë e njohur me shekuj të tërë, ndërkaq rrënjët i ka edhe në Egjiptin e lashtë, transmeton Telegrafi.

Dr. Josh Axe tregon se hulumtuesit kanë zbuluar që kanella renditet e para nga 26 bimët më të njohura në botë sa i përket niveleve mbrojtëse antioksiduese. Gjithashtu ofron edhe shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë veti antibakteriale, antidiabetike dhe antikërpudhore.

Kanella e zvogëlon kolesterolin, i parandalon rrezatimet e lira, e parandalon plakjen e parakohshme, e parandalon Alzheimerin, në disa raste ndihmon te personat me diabet duke e zvogëluar rezistencën e insulinës, etj.

Kështu, qumështi me kanellë është një mënyrë e shijshme për t’i korrur të gjitha përfitimet e kanellës.

Përbërësit:

– ¼ e lugës së çajit me pluhur kanelle (organike)
– Një gotë qumësht të ngrohtë
– Mjaltë (për shije)
– Ekstrakt vanilje (opsionale)

Instruksionet:

Shtojeni kanellën në gotën me qumësht, pastaj ëmbëlsojeni me mjaltë. Nëse dëshironi ta pasuroni edhe më shumë shijen, atëherë shtoni ekstrakt vanilje. Pijeni kur është e nxehtë dhe shijojeni. /Telegrafi/