LAJMI I FUNDIT:

Realizohen matjet zyrtare për duelin më të rëndë ndonjëherë

Realizohen matjet zyrtare për duelin më të rëndë ndonjëherë

YouTuber-sat amerikanë, WingsOfRedemption dhe Boogie2988 peshuan pothuajse 360 kilogramë  së bashku përpara meçit të tyre këtë fundjavë.

Të shtunën, dyshja do të përballen me njëri-tjetrin brenda ringut si një nga luftimet në ndeshjen e parë të KSI kundër Joe Fournier në Wembley Arena.


Përveç WingsOfRedemption – Boogie2988, Deji – Swarmz dhe Salt Papi – Anthony Taylor janë dy ndeshjet e tjera kryesore në kartën e poshtëm të ngjarjes.

WingsOfRedemption, emri i vërtetë i të cilit është Jordie McCraty Jordan u bë i famshëm si një gamer dhe transmetues në ditët e para të Call of Duty.

Kundërshtari i tij, Boogie2988, emri i vërtetë i të cilit është Steven Jay Williams u bë i famshëm pasi kishte sukses si një gamer dhe komedian.

Ndeshja e tyre do të përbëhet vetëm nga tre raunde, ku çdo raund do të zgjasë një minutë e gjysmë.

Përpara luftës, WingsOfRedemption peshonte në 183 kilogramë ndërsa Boogie2988 ishte 177 kilogramë. Në total, pesha e tyre e kombinuar është 360 kilogramë.

Boogie2988 deklaroi: “Unë jam duke hyrë në këtë gjë me planin për të fituar. Por, nëse do të mund t’ia dal deri në tre raunde, do të jem i lumtur me këtë. Nëse do të qëndroj ende në fund, do të jem shumë krenar për veten”.

“Do të ketë disa njerëz që do të shikojnë dy djem të trashë dhe do të tallen me ta. Shpresojmë se do të ketë edhe disa njerëz që do të frymëzohen nga kjo. Unë dua t’i dëshmoj vetes se mund të përballoj frikën time. Unë do të bëj më të mirën time për të vënë Jordie në dysheme”. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori