Chelsea duket se me sukses ka zmbrapsur interesimin e Real Madridit për Eden Hazardin.

Presidenti i madrilenëve, Florentino Perez ishte i etur për ta sjell belgun gjatë verës - madje edhe para largimit të Cristiano Ronaldos drejt Juventusit.


neymar 13

Megjithatë, analisti francez i futbollit Fred Hermel zbuloi për RMC-së se refuzimi i The Blues për të ulur çmimin e tyre të kërkuar frenoi Florentinon.

"Eden Hazard ishte një ndër lojtarët që u pëlqente shumë Real Madridit. Por Chelsea ka kërkuar 220 milionë euro. Për udhëheqësit e Madridit ka vetëm dy lojtarë që mund të justifikojnë një shpenzim të tillë: Neymar dhe Kylian Mbappe".

"Ata kanë bërë gjithçka që të kenë Neymarin, por lojtari nuk dëshiron të përplaset me udhëheqësit e PSG-së. Përveç kësaj, Perez është mik i mirë i Nasserit (Al-Khelaifi) dhe nuk dëshiron t'i prish marrëdhëniet", shtoi ai.

Theksojmë se Lops Blancos janë të gatshëm të paguajnë rreth 120 milionë euro për shërbimet e Hazardit.

Ndryshe, Reali tashmë ka transferuar një futbollist të skuadrës së Chelseat, portierin Thibaut Courtois. /Telegrafi/

telegrafi sport app