Real Madridi mbetet ende në kërkimin e yllit të Manchester Unitedit, Paul Pogba, ndërsa tani po mendon të përfshijë edhe James Rodriguezin në ofertë.

Pogba, 26 vjeç, u lidh me një transferim te Real Madridi, por edhe Juventusi gjatë afatit të fundit të verës.

Gjigantët italianë pritet ta shënjestrojnë mesfushorin francez përsëri në afatin e janarit, pasi pëlqehet shumë nga drejtuesit.

Juventusi pritet ta rris interesimin për Pogban Juventusi pritet ta rris interesimin për Pogban

Por, vlerësimi prej 180 milionë eurove i Unitedit për yllin e tyre i ka frikësuar blerësit e mundshëm të lojtarit.

Sipas mediumit El Desmarque, Reali ende dëshiron transferimin e Pogbas dhe presidenti Florentino Perez është i gatshëm t’u ofrojë atyre edhe një yll.

Reali ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban Reali ka gati 105 milionë euro plus Bale për Pogban

Ky medium raporton se Perez mendon ta përfshijë kolumbianin James Rodriguez në një marrëveshje transferimi.

Agjenti i Rodriguez, Jorge Mendes dëshiron të largojë lojtarin jashtë Spanjës dhe të kërkojë një sfidë të re dhe një marrëveshje me Unitedin mund të jetë e mundur. /Telegrafi/