Reali fiton derbin ndaj Bilbaos dhe vazhdon në krye të La Ligas (Video)

Real Madridi fitoi si mysafirë i Athletic Bilbaos në La Liga me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje e balancuar, por Los Blancos u treguan më të rrezikshëm para portës kundërshtare.

Goli i parë në takim erdhi nga Karim Benzema në minutën e 25-të pas asistimit nga Cristiano Ronaldo dhe me rezultatin 0-1 përfundoi pjesa e aprë.
Vendasit e filluan mirë pjesën e dytë dhe në minutën e 65-të Aritz Aduriz barazoi rezultatin.

Gjithsesi epërsia e mysafirëve u rikthye nga Casemiro në minutën e 68-të, ku edhe një herë asistoi Ronaldo.
Pas kësaj fitore Reali vazhdon në vendin e parë me 65 pikë, pesë më shumë se Barcelona në pozitën e dytë, kurse Bilbao vazhdon në pozitën e shtatë me 44 pikë.
Ndeshja e ardhshme e madrilenëve është ndaj Alaves, kurse Bilbao udhëton te Osasuan. /Telegrafi/
https://www.dailymotion.com/video/x5f6as8_all-goals-highlights-athletic-bilbao-1-2-real-madrid-18-03-2017-%E1%B4%B4%E1%B4%B0_sport




















































