LAJMI I FUNDIT:

Reali fiton bindshëm ndaj Valencias në derbin e javës në La Liga (Video)

Reali fiton bindshëm ndaj Valencias në derbin e javës në La Liga (Video)

Real Madridi ka fituar derbin e javës në La Liga, pasi ka mposhtur Valencian në udhëtim me rezultat 4-1.

Mbretërit kanë vazhduar me fitore në kampionatin spanjoll pasi kanë fituar derbin e javës në Mestalla ndaj Valencias.


Pjesa e parë u dominua nga Real Madridi, të cilët shënuan edhe dy gola të shpejt me anë të yllit kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldo.

Ronaldo dhe festa e tij pas golit të parë (Getty Images)

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 16-të, ku portugezi shënoi nga penalltia për 0-1, ndërsa edhe në minutën e 38-të ishte i saktë nga pika e bardhë për 0-2.

Momenti i golit të dytë të CR7 nga penalltia (Getty Images)

Në pjesën e dytë, Valencia arriti te kthehet në lojë duke shënuar me anë të Santi Minas, i cili shënoi në minutën e 59-të për 1-2.

Pas këtij goli, vendasit rrezikuan edhe disa herë në tentim për ta gjetur golin e barazimit, por ishte i Reali që shënoi edhe dy gola tjerë duke siguruar fitoren.

Santi Mina ngushtoi rezultatin (Getty Images)

Ishte mbrojtësi brazilian, Marcelo, i cili shënoi në minutën e 84-të pas një kundërsulmi të shpejt për 1-3, ndërsa Toni Kroos në minutën e 89-të vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar të takimin 1-4.

Marcelo festoi së bashku me Modricin (Getty Images)

Pas kësaj fitore, Mbretërit mbetet në pozitën e katërtë në tabelë me 38 pikë, ndërsa Valencia renditet në vendin e tretë me 40 sosh.

Në ndeshjen e ardhshme, Reali përsëri në udhëtim ndaj Levantes, ndërsa Valencia udhëton te Atletico Madridi. /Telegrafi/   

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

Real Madrid ka një bishë 19-vjeçare në skuadër: Turku i talentuar Arda Guler tregoi trupin pas stërvitjeve të shumta

La Liga
Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Modric refuzoi dy oferta të mëdha për të qëndruar në Real Madridi, madje ka ulur edhe pagën

Serie A
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Ylli i cili i kushtoi Liverpoolit 50 milionë euro mund të jetë ‘viktima’ e parë e Arne Slot

Premier League
Kalo në kategori