LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i vendos çmim të arsyeshëm James Rodriguezit

Real Madridi i vendos çmim të arsyeshëm James Rodriguezit

Real Madridi thuhet se ka vendosur një çmim prej 40 milionë eurosh për mesfushorin kolumbian, James Rodriguez dhe ka shpresë për një shitje të tij gjatë verës.

Sipas gazetës El Mundo Deportivo, ylli kolumbian është një lojtar të cilin Los Blancos kanë shumë dëshirë ta shesin këtë verë.


Skuadrat e interesuara për shërbimet e James Rodriguez nuk mungojnë dhe ato vijnë jo vetëm nga Evropa.

Beckham në bisedime me Real Madridin për të transferuar James Rodriguezin te Inter Miami
Lexo po ashtu Beckham në bisedime me Real Madridin për të transferuar James Rodriguezin te Inter Miami

Ekipi nga MLS, me pronar legjendën David Beckham, Inter Miami ka shpresë për ta bërë kolumbianin yllin e tyre të parë të ekipit dhe shpresojnë në marrëdhëniet e mira me Florentino Perez.

Rodriguez pëlqehet shumë edhe në Ligën Premier, ku Manchester Unitedi, Arsenali, Wolverhampton Wanderers dhe Evertoni duan transferimin e tij.

Edhe klubet italiane si Juventusi dhe Napoli kanë shprehur dëshirë për transferimin e yllit kolumbian.

Evertoni e bën prioritet transferimin e James Rodriguezit
Lexo po ashtu Evertoni e bën prioritet transferimin e James Rodriguezit

Kontrata e mesfushorit kolumbian skadon në vitin 2021 dhe një transferim për vetëm 40 milionë euro është shumë i mundshëm për të gjitha klubet e lartpërmendura.

James shënoi 15 gola dhe siguroi 20 asistime në 67 ndeshje për Bayern Munichun midis viteve 2017 dhe 2019, ndërsa këtë sezon me Realin ka vetëm një gol dhe një asistim. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

Girona synon transferimin e yllit të Barcelonës si lojtar i lirë në fund të sezonit

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

Arda Guler dëshmon pse e bleu Real Madridi – shënon gol ndaj Real Sociedadit

La Liga
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Kalo në kategori