LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi refuzon të pranojë vendimin e apelit për kartonin e Bellingham, zbulohet hapi tjetër

Real Madridi refuzon të pranojë vendimin e apelit për kartonin e Bellingham, zbulohet hapi tjetër

Real Madridi ka refuzuar që të pranojë vendimin e Komitetit të Apelit për të mbajtur në fuqi dënimin prej dy ndeshjesh të Jude Bellingham pas kartonit të kuq që mori ndaj Valencias.

Sipas The Athletic, Real Madridi do ta çojë këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS) për të marrë verdiktin final.


Vendimi i Realit për ta çuar çështjen në instancat më të larta dëshmon pakënaqësinë e tyre me gjyqtarin Gil Manzano i cili anuloi golin e Bellingham para se ta përjashtojë atë për protestat që bëri.

Çështja është se CAS zakonisht merret me situata më të rënda se sa kartonët e kuq në ligat evropiane, por natyrisht, Real Madridi ka të drejtë për të dëgjuar një vendim jashtë Spanjës.

Gazetarja e ftoi Jude Bellinghamin në shtëpinë e saj - anglezi me veprim qesharak
Lexo po ashtu Gazetarja e ftoi Jude Bellinghamin në shtëpinë e saj - anglezi me veprim qesharak

Sidoqoftë, një vendim nga CAS për këtë çështje nuk do të arrijë në kohë për të shfuqizuar vendimin e Komitetit të Apelit në Spanjë, që do të thotë se Jude eventualisht duhet të vuajë dënimin.

Carlo Ancelotti tashmë nuk do të jetë në gjendje që të llogarisë në shërbimet e anglezit për ndeshjet ndaj Celta Vigos dhe Osasunës.

Reprezentuesi anglez kishte pretenduar se ai është bërë një objektiv i gjyqtarëve dhe e kishte përshkruar dënimin e tij si ‘qesharak’./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

Zbulohen emrat e pesë lojtarëve të Barcelonës të “keqtrajtuar” nga Xavi

La Liga
Kalo në kategori