LAJMI I FUNDIT:

Burime afër Real Madridit mohojnë lajmet për transferimin e Icardit

Burime afër Real Madridit mohojnë lajmet për transferimin e Icardit

Burime afër Real Madridit kanë mohuar lajmet për një transferim të mundshëm të Mauro Icardit në afatin kalimtar të janarit.

Klubi madrilen po lidhet së fundmi me disa emra për shkak të krizës së lëndimeve në sulm madje ishte vet agjenti i Icardit që tha se bisedimet janë në zhvillim e sipër.


Gjigantët e La Ligas janë duke e përdorur veteranin Joselu në pozitën e numrit nëntë, me Rodrygon i cili po ashtu në disa raste ka luajtur në atë pozicion, përkundër faktit që nuk i pëlqen diçka e tillë.

Sidoqoftë, lëndimet e shumta me të cilat po ballafaqohet klubi këtë sezon kanë bërë që Ancelotti të kthejë vëmendjen tek akademia dhe thuhej se klubi do të shikojë të transferoj një lojtar në formë huazimi në janar, raport ky që më pas doli të jetë i pavërtetë.

Agjenti pretendon se Real Madridi është në bisedime për të nënshkruar me Icardin
Lexo po ashtu Agjenti pretendon se Real Madridi është në bisedime për të nënshkruar me Icardin

“Nuk ka ende ofertë zyrtare. Unë jam në Madrid për momentin. Real Madridi nuk ka bërë ende një ofertë për Icardin. Ata nuk kanë bërë një ofertë zyrtare ende, por ne jemi duke biseduar me personat përgjegjës të klubit”, kishte thënë në një intervistë agjenti i tij.

Icardi po kalon nëpër një sezon fantastik që prej se iu bashkua Galatasarayt nga PSG-ja vitin e kaluar, fillimisht në formë huazimi e pastaj u ble përfundimisht kartoni i tij për dhjetë milionë euro.

30-vjeçari ka shënuar 32 gola në 36 ndeshje për Galatasarayn dhe është golashënuesi i dytë më i mirë në Super Ligën Turke, teksa gjithashtu ka shënuar pesë gola në tetë ndeshje në Ligën e Kampionëve këtë sezon.

Mourinho tregon trajnerin perfekt të Real Madridit
Lexo po ashtu Mourinho tregon trajnerin perfekt të Real Madridit

Sido që të jetë, gazetari Guillermo Rai ka zbuluar se Real Madridi e ka bërë të qartë se ata nuk janë të interesuar për shërbimet e Icardit.

Real Madridit i është ofruar lojtari por siç duket ata nuk do të bëjnë ndonjë lëvizje në afatin kalimtar të janarit përkundër faktit që janë lidhur me një sërë emrash të ndryshëm./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur

Liga e Kampionëve
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit

La Liga
Kalo në kategori