LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi kthehet te fitorja, mposht Alavesin në pjesën e dytë

Real Madridi kthehet te fitorja, mposht Alavesin në pjesën e dytë

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Alaves me rezultat 30 në kuadër të javës së 25-të në La Liga.

Pjesa e parë ishte shumë zhgënjyese, ku asnjëra nga skuadrat nuk arritën të krijonin asnjë rast të vetëm.


Në pjesën e dytë Real Madridi filloi të luajë më shumë, duke krijuar edhe raste, siç ishte ai i minutës së 55-të, kur Vinicius Junior gjuan, por portieri Fernando Pacheco ishte në vend.

Goli i parë në ndeshje erdhi në minutën e 63-të, ku Marco Asensio shënoi për 1-0 me një goditje të fuqishme nga distanca.

Mbretërit kishin raste të mira edhe në minutat 76’ dhe 77’, por Dani Carvajal dhe Karim Benzema nuk arritën të shënonin.

Në minutën e 80-të erdhi goli i qetësisë për Realin, kur Benzema pasoi te Vinicius dhe ky i fundit shënoi për 2-0.

Në kohën shtesë Real Madridi fitoi penallti dhe Benzema ishte i saktë për 3-0.

Reali u kthye te fitorja në kampionat, ku me 57 pikë është lider./Telegrafi/

Standings provided by SofaScore LiveScore